Dashamir Tahirin, ju hoq mandati për dekriminalizimin PD e fut në listë

0

Dashamir Tahiri kërkon të rikthehet në Kuvend. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës.

Më 29 dhjetor 2016, ish deputetit të PDIU-së por që u bashkua me grupin demokrat iu hoq mandati nga KQZ pasi ishte subjekt i ligjit për dekriminalizimin

Lista e kandidateve PD per qarkun e Vlores

Agron Shehaj
Nada Mecorapja
Vangjel Dule
Arben Ristani
Dashamir Tahiri
Adriatik Alimadhi
Hariz Mema
Tahirit iu hoq mandati i deputetit në kuadër të dekriminalizimit ku u vërejt se në formularin e vetëdeklarimit nuk kishte vënë një vendim të gjykatës italiane për akuzën e falsifikimit të patentës. As Gjykata Administrative nuk ia ktheu mandatin.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.