Danielsson takohet me Ramën e Xhafajn

0

Drejtori i Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, ka zhvilluar takime me krerët e lartë të shtetit, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Tiranë.

Danielsson u takua sot me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Temë diskutimi mes tyre mësohet se ka qenë rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Gjithashtu, zyrtari i lartë i BE u takua dhe me Presidentin e vendit, Ilir Meta, me të cilin diskutoi për hapjen e negociatave të Shqipërisë, si dhe zbatimin e reformave të rëndësishme në vend.

danielsson takime

Share.

About Author

Leave A Reply