Dallgët e forta në Adriatik kanë pezulluar lundrimet gjatë natës

0

Moti i keq ka përfshirë mbrëmjen e kaluar Mesdheun, duke sjellë probleme edhe në lundrimin detar. Dallgët e forta në Adriatik kanë pezulluar lëvizjet gjatë natës. Për këtë arsye, është shtyrë lundrimi i tragetit nga Brindisi, në Itali, drejt vendit tonë.

Trageti duhet të nisej mbrëmjen e kaluar dhe të mbërrinte sot në orët e para të mëngjesit, por nuk e ka kryer lundrimin, për shkak se moti i keq trazoi detit, ku dallgët arrinin deri 7 ballë. Kjo ka bërë që trageti të niset mëngjesin e sotëm dhe pritet të mbërrijë në orën 12 të drekës.

Share.

About Author

Leave A Reply