Dalin emrat e 84 kandidatëve për komisionet e Vettingut

0
Avokati i Popullit, Igli Totozani ka bërë publike numrin e kandidatëve që kanë plotësuar dhe nuk kanë plotësuar kriteret për të qenë pjesë e komisioneve për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pjesë e reformës në drejtësi.

Në një konferencë për shtyp ai u shpreh se janë 84 kandidatë që kanë plotësuar kriteret për të qenë pjesë e komisioneve e të Vettingut si dhe 109 kandidatë të tjerë që nuk i kanë plotësuar kriteret.

“Listat e kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret formale dhe të atyre kandidatëve që nuk i kanë plotësuar kriteret formale do t’i gjeni shumë shpejt në faqen tonë zyrtare: avokatipopullit.gov.al. Pas përfundimit të këtij procesi rezulton se numri i kandidatëve që kanë plotësuar kriteret formale ka shkuar në 84. Ndërsa 109 kandidatë aplikantë NUK i kanë përmbushur kriteret formale”, tha Totozani.

Pas kryerjes së procedurës nga ana e Avokatit të Popullit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit bëri të ditur në një deklaratë për mediat se po punon për të rishikuar të gjitha dosjet e aplikantëve në mënyrë që Kuvendi të nisë punën me shqyrtimin e kandidaturave.

Listat e kandidateve qe plotesojne kriteret formale dhe te kandidateve qe nuk plotesojne kriteret formale per institucionet e vleresimit kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve ne Republiken e Shqiperise i gjeni ne faqen zyrtare te institucionit avokatipopullit.gov.al ne linkun: http://www.avokatipopullit.gov.al/vetingu

Ja lista e emrave që i plotësojnë kushtet:

auto_plotesojne_kriteret_11490959098

auto_plotesojne_kriteret_21490959097

auto_plotesojne_kriteret_31490959095Më poshtë keni listën e emrave që nuk i plotësojnë kushtet:

Image

Image

Image

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.