Daçiç të këndon “Osman Aga” në turqisht

0

Në një darkë të shtruar në nder të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Shtëpinë e Gardës, ministri i jashtëm i serbisë, Ivica Dacic, ka marë mikrofonin duke kënduar “Osman Aga”, në gjuhën turke.

Ndërkohë diçka e tillë nuk iu ka pëlqyer mediave në vend, “Kurir”, gazeta më e madhe në vend shkruan:  “Ministri ynë i jashtëm nuk mund të dijë gjuhën angleze, por ai di të këndojë në turqisht! Gjatë një darke gala në nder të presidentit turk Rexhep Erdogan në Shtëpinë e Gardës, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç e rimori përsëri mikrofonin.”

Mesa duket ministry jashtëm serb kërkon të krijojë atmosferë dge ia ka arritur duke marë duartrokitjet e të pranishmëve dhe mbi të gjitha të Presidentit Erdogan.
Ndërkohë Presidenti Serbisë nuk mbad dot të qeshurën dhe duartroket lehtë në shenjë respekti.

Ndër rreshta “Kurir” shkruan: “Kreu i dipolomisë serbe ka dëshmuar edhe një herë se si mund ta bëjë atmosferën dhe të kënaqë burrështetasit e huaj”.

Erdogan takoi homologun e tij serb, Vucic, me të cilin shprehu se Truqia do të rrisë investimet në Serbi dhe do të zgjerojnë marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.