Çiljeta edhe me kryq edhe me ramazan ?

0

Çiljeta Xhilaga është njëra prej këngëtareve më të dashura të skenës.

Ajo është shquar gjithmonë për sensualitetin dhe trupin e saj, në të cilin ka edhe një tatuazh mjaft të veçantë.

Në këmbën e djathtë të saj, këngëtarja Xhilaga ka të vizituar një kryq, tatuazh ky të cilin e kishte bërë vite më parë.

Në disa intervista, Çiljeta është shprehur se është penduar për këtë gjë, madje kjo kishte ndodhur gjatë kohës kur artistja po i realizonte tatuazhin, dhe në atë moment Çiljetës i është kujtuar feja dhe ka thënë: “Mos, po unë jam myslimane”.

Kishte kërkuar më pas që atë kryq ta shndërronte në një diamant, por pa sukses! Do dukej thjeshtë një njollë e madhe e zezë.

Mirëpo, këngëtarja shprehet se Zoti i fal të penduarit, ndaj shpreson që të njëjtën gjë ta ketë bërë edhe me të.

Ajo është shfaqur disa herë e mbuluar, teksa ka treguar se është një myslimane e devotshme dhe agjëron në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.