Chelsea-PSG, Supersfida e sotme, pritet të dhurojë spektakël

0

Përballja mes Chelseat dhe PSG është takimi kryesor i ditës së sotme në Ligën e  Kampionëve. Dy skuadra për të cilat është investuar ndër vite nga ana e presidencës dhe tashmë objektivi mbetet triumfi në Champions, panvarësisht se londinezët nuk po kalojnë sezonin e tyre më të mirë në premier. Trajneri i “The blues” Gus Hiddink në prag të kësaj sfide deklaron se ekipi i tij do të bëj gjithçka për të shkatërruar projektin e francezëve.

” Në të shkuarën edhe Chelsea ka qënë në pozitat e PSG ku kërkohej me ankth një Ligë Kampionesh. Të njëjtën gjë po bën edhe Parisi. Kanë ndërtuar një skuadër të fortë vit pas viti, janë rritur si skuadër jo vetëm në mënyrë individuale. Mendoj se ata janë në rrugë ët mbarë, por ne do të bëjmë maksimumin për ti ndaluar, për të shkatërruar, le ta quajmë projektin e tyre “- deklaroi trajneri holandez i kampionëve të Anglisë.

Në të njëjtën linjë është edhe mbrojtësi Gary Cahill i cili thekson se skuadra e tij e di rëndësinë e këtij takimi dhe pavarësisht presionit do të kërkojnë të bëjnë maksimumin për të siguruar kalimin në çerekfinale.

” Do të luajmë në një stadium sic është “Stamford Bridge”. Vjet e kuptuam se sa e vështirë është të luash në këtë impiant, për shkak të presionit të tifozerisë. Duhet të ruajmë qetësinë dhe të japim më të mirën tonë. Përsa I përket Diego Costës , unë një admirues i tij si futbollist, si njeri mendoj se është një lojtar që kërkon kontaktin dhe është mjaft provkues “- u shpreh trajneri i PSG.

Ndërkohë që ylli i kësaj skuadre Zlatan Ibrahimovic ka vlerësuar investimet e grupit katariot.

” Pse nuk kemi fituar Championsin? Mendoj se kjo vjen me kohë, me përvojë. Besoj se kësaj here gjërat do shkojnë më mirë. Më investimet që vijnë nga Katari, mendoj se nuk limite për këtë skuadër. Ndërsa për fundin e karrierës time, po ju them vetëm që nuk jam në fund, madje jam ende në fillim “- përfundoi suedezi i skuadrës  pariziene.

Kjo supersfida do ët startoj sot në mbrëmje në orën 20:45 dhe premton spektakël dhe surpriza.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.