Çavuşoğlu : Ne nuk dëshirojmë që Greqia të jetë baza e strehimit për anëtarët e FETO-s

0

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, duke rikujtuar se që nga tentativa për grusht shteti e deri tani, në Greqi kanë aplikuar 995 persona për azil, tha se “Ne nuk dëshirojmë që Greqia të jetë baza e strehimit për anëtarët e FETO-s”.

Ministri Çavuşoğlu dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit të tyre në ndërtesën e ministrisë në Ankara.

Duke rikujtuar se pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar nga organizata terroriste FETO, 8 ish ushtarakë janë arratisur në Greqi, Çavuşoğlu, ka theksuar:

“Fatkeqësisht gjykatat greke nuk i kanë ekstraduar Turqisë këto 8 persona. Kjo ka krijuar një zhgënjim serioz tek ne. Sepse Greqia është një vend që ka vuajtur shumë nga grushtet e shtetit në të kaluarën, gjithashtu edhe populli i grek. Për këtë arsye ne sipas kushtetutës dhe ligjeve të Greqisë kishim pritshmërinë që këto persona të ekstradoheshin.

Por fatkeqësisht këto pritshmëri nuk u plotësuan. Gjithashtu në anën tjetër kemi mësuar se janë arratisur në Greqi edhe dy prej ushtarëve që ndodheshin në Marmaris për të vrarë presidentin tonë dhe për këtë ne kemi sjellë edhe njëherë në rendin e ditës kërkesën tonë për ekstradimin e tyre.”

Më tej duke bërë të ditur se dy vendet duhet të hedhin hapa për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, Çavuşoğlu, tha se “Greqia në të kaluarën ka hedhur disa hapa kryesisht kundër organizatës DHKP-C. Ne këto i kemi mirëpritur, por duhet të pranojmë se prania e DHKP-C dhe PKK vazhdon ende dhe se veprimtaritë e tyre nuk duhet të lejohen. Sepse terrorizmi është armiku i të gjithëve, dhe ai duhet të eliminohet.”

“Nga Deti Egje në Greqi kanë kaluar edhe 8 tradhtarë, puçistë të FETO-s por edhe 2 tradhtarë të tjerë të FETO-s të cilët kanë tentuar atentat ndaj presidentit tonë. Në ato ditë ne kemi kryer biseda telefonike të shpeshta me ministrin Nikos që këto të mos kalonin në Greqi dhe për masat që duhet të merrnim.

Por përveç kësaj ne disponojmë edhe disa shifra, ku që nga përpjekja e grushtit të pabesë e deri tani në Greqi kanë aplikuar për azil 995 persona. Këto duhet të verifikohen se sa prej tyre janë anëtarë të FETO-s dhe sa prej tyre kanë përfituar nga kjo.

Sigurisht që ne nuk dëshirojmë që Greqia të jetë si një bazë e strehimit për anëtarët e FETO-s, me të cilin jemi vend fqinj dhe me të cilin nga dita në ditë zhvillojmë marrëdhëniet tona mbi bazën e besimit. Prandaj, ne besojmë se ata do t’i vlerësojnë këto kërkesa me përpikëri dhe do t’i vlerësojnë ato sipas Kushtetutës dhe ligjeve greke, si dhe nuk do t’u japin premtime tradhtarëve.

Pavarësisht nga një përvojë e keqe, pra përkundër vendimit të gjykatës në lidhje me 8 personat, ne ende nuk kemi humbur besimin tonë”, është shprehur Çavuşoğlu, duke tërhequr vëmendjen se Turqia është e zhgënjyer nga procesi për ekstradimin e anëtarëve të FETÖ-s./Anadoul Agency

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.