Çako mbledh me urgjencë drejtuesit e policisë

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, ka thirrur me urgjencë drejtuesit e policisë, pas atentatit mafioz në Lushnjë, ku u vranë dy persona me breshëri automatiku. Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi humbën jetën në vend brenda në ambientet e një lokali pasi u qëlluan nga një automjet në lëvizje. Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie edhe nga Fieri e Kavaja. Në ndihmë të policisë vendase mbërritën edhe forcat RENEA.

Mësohet se Çako ka kërkuar nga drejtuesit e policisë angazhim të fortë dhe konkret në mobilizimin e forcave policore në zonat përreth Lushnjes, Fierit dhe në afërsi të Beratit. Pikërisht përgjatë aksit rrugor Lushnje-Berat u gjet i djegur edhe automjeti i atentatorëve, në afërsi të fshatit Çukaj. Policia gjeti brenda automjetit tre armë zjarri kallashnikov, të cilat dyshohet se janë përdorur në atentatin e pasdites së kësaj të mërkure në qendër të qytetit të Lushnjes.

Ngjarja ndodhi jo shumë larg komisariatit të policisë së Lushnjes, por pavarësisht kësaj, autorët kanë mundur të largohen me shpejtësi, ndërsa pas disa minutash i kanë vënë flakën automjetit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.