Bylykbashi merr kompesimin e pronave …

0

Pas 22 vitesh familja e deputetit demokrat të Durrësit, Oerd Bylykbashi, merr kompensimin për një pronë që kësaj familje i është marrë në kohën e regjimit.

Këtë fakt Bylykbashi e mësoi në sallën e parlamentit, teksa ishte Sonila Qato, tashmë Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen, ndërsa më herët ka qenë Drejtoreshë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Qato i kujtoi Bylykbashit se ishte qeverisja e majtë që u kujdes që familja e tij të marrë kompensimin për pronën.

Sonila Qato kujtoi se Partia Demokratike për 8 vite qeverisje e zvarrit procesin e kompensimit te pronave.

Gjej rastin të ftoj meqenësë me jepet mundësia dhe të sqaroj deputetin ish-pronarë Oerd Bylykbashin të paraqitet në agjencinë e shpërnadrjes së pronave të aplikojë për të tërhequr vlerën financiare të vendimit për kompensim të familjes së tij ish-pronare e cila daton në vitin 1995, pasi falë reformës ligjore në çështjën e pronave të pronarëve të vjetër të realizuar nga qeveria Rama, do të kompensoët në mënyrë të plotë pas 22 vitesh, që pret një kompensim dhe që gjatë qeverisjes 8-vjeçare të kaluar nuk arritët dot t’a realizonit. Vetëm një shifër tregon ndryshimin e madh midis qasjes së qeverisë tuaj me qevrinë Rama në raport me pronarët e vjetër. Në tetë vjet qeveria juaj shpërndau 4.2 miliardë lekë për ish pronarët. Ndërsa ne vetëm në një vit, gjatë vitit 2016, kjo qeveri ka arritur 3.7 miliardë lekë dhe për herë të parë ka shpërndarë 400 ha tokë bujqësore nga fondi fizik i kompensimit të pronarëve të vjetër”, u shpreh Qato.

Share.

About Author

Leave A Reply