Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së Ramës për Task Forcën Speciale në Policinë e Shtetit

0

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së Ramës për Task Forcën Speciale në Policinë e Shtetit që do të luftojë krimin.

“Video selfiet e kryeministrit ne breg te detit, ku hakerrehet se do beka nje plan sekret per te luftuar lidhjet e krimit me politiken bejne te qeshin edhe cakejte nder male, po paktin sekret me krimin nuk e fshehin. Nuk e fshehin me shoshe kete pakt kriminal te edi Rames.

Edhe agjentet e FBI qe po vijne ne Tirane nuk jane gje tjeter, vecse “pranga” te partnereve ne duart e ketij Puparoje te krimit qe nuk po di te ndalet ne marrveshjen e tij me krimin.‎‎

Sajmir Tahiri ishte vetem stacioni i parafundit i kesaj linje metroje, per momentin i mbyllur per riparime kapitale. Po kjo nuk eshte linja e vetme e kesaj metroje, ku stacioni qendror e ka emrin me germa kapitale EDI RAMA” shkruan ai

STATUSI I PLOTE
Kanabisi, ky projekt politik i Edi Rames

Edi Rama eshte njeriu qe ka ndenjur me gjate se kushdo ne pushtet. Ka bere cdo gje per te qendruar ne pushtet. Ka qene gati te beje edhe “aleance me qelbesirat”, qe te rimerrte pushtetin e humbur, dhe e beri.‎

Edi Rama, me justifikimin se ndryshe nuk e mundte Sali Berishen, beri ne qershor 2013 paktin me krimin. Me “celsin” e firmes‎ per listat e kandidateve, ai hapi nga brenda porten e kalase (se korruptuar por jo te kriminalizuar) se politikes dhe i futi kriminelet ne parlament e me pas ne bashki. Kjo tashme nuk do prova.

Qe para zgjedhjeve te 2013 Edi Rama, Sajmir Tahiri e Co. i paskan patur idete te qarta: ne fillim pakt me krimin per te marre pushtetin dhe me pas t’i hapnin rruget bandave. ‎

Pergjimet e Habilajve tregojne se vetem nje muaj pas‎i Edi Rama u be Kryeminister dhe Sajmir Tahiri Minister i Brendshem, Habilajt tentuan te trafikonin mbi 1,6 ton kanabis ne Itali por droga u kap nga karabinieret dhe ata shpetuan paq pa u arrestuar (madje Habilajt e thone se duhej te merrnin borxh per ngarkesen e re, pra ishin ende ne fillimet e tyre). Kjo tregon se keta kriminele kishin marre garancite qe ne korrik 2013 kur Rama shpalli qeverine e re dhe Sajmir Tahirin si minister te Brendshem qe te operonin nga Shqiperia per sasi rekord, si kurre me pare. Dhe kjo vetem nje muaj pasi Rama e Tahiri kishin bere betimin. ‎

Ku e gjeten sasine e droges? Lazarati, i rrethuar me kordon policor prej shume vitesh, me depot plot prodhim te mbetur stok, tashme ishte i lire te zbrazte magazinat. Habilajt me sa dukej ishin kallauz perfekt. Te gjithe e dine eksplozionin e kanabisit drejt brigjeve italiane dhe kufirit grek ne periudhe nga shtatori 2013 deri sa filloi operacioni ndaj Lazaratit. Kjo nuk kishte ndodhur kurre me pare. Mos harroni, qe ne Mars e Prill 2014, PD denoncoi avionet e droges, perdorimin e aerodromit te Gjadrit dhe fikjen e radareve, ngriti komision hetimor per drogen derisa prova ra nga qielli bashke me avionin e Riformatos me 10 maj 2014 dhe ua mbylli gojen Rames e Co. Nderhyrja ne Lazarat u duhej atyre tashme si fashitje e skandalit.

Ne tetor 2013 Habilajt blejne edhe makinen e Tahirit, ‎e mbajne ne emer te tij dhe me kete “imunitet” faktik kalojne kufirin sa here u duhet.

Me 16 dhjetor 2013, Habilajt interceptohen‎ nga Guardia di Finanza italiane duke thene qe Sajmiri (hetuesit italiane supozojne se ishte kusheriri i Habilajve, Sajmir Tahiri) ka bere 5 milion euro ‎ne nje muaj. Se pari, kuptohet habia e Habilajve qe ne vetem 3 muaj minister, ai kishte kapur keto shifra. Se dyti, kuptohet logjikisht qe ky fakt eshte dicka qe i referohet tetorit apo nentorit 2013. ‎Vertet shume shpejt!

Po ka me keq. Po ne pergjimin e asaj date, 16 dhjetor 2013‎, Habilajt e thone : Sajmiri shpenzon 5-20 milion euro ne fushate zgjedhore, madje nuk i mjaftonin (?!). A ka me ekuivok se cili qenka ky Sajmir, politikan i larte shqiptar sipas hetuesve pergjues e qe eshte kusheri i Habilajve, qe beka fushate zgjedhore, harxhoka miliona euro ne fushate dhe ne dhjetor ishte njeri me emer te rendesishem?‎

Po ne cilat zgjedhje qenkan harxhuar nga Sajmiri keto para, keto 5 milione euro? Nuk ka asnje ekuivok: zgjedhjet e 23 qershorit 2013 (biseda eshte pergjuar ne dhjetor 2013).‎ Pra edhe pse ne opozite, pakti me krimin u paska siguruar parate dhe rrjetin e blerjes se votave dhe pushtetin ne ate vit. Te gjithe e mbajne mend qe opozita e re e PD e denoncoi shit-blerjen e votave qe me protesten e tetorit 2013, edhe pse me koke te ulur se kishte qene ajo ne qeveri dhe nuk kishte arritur dot ta ndalte kete fenomen, e ne fund humbi zgjedhjet edhe per kete arsye.‎

Keto lidhje ndoshta shpjegojne rritjen e shpejte ne hierarki dhe pushtet te Sajmirit, ketij te riu ambicioz, ‎qe nga nje shpjegues me shkumes ne derrase te zeze te deklaratave ne hollin e selise se PS (besoj shume e kujtojne me duar me pluhur shkumesi), u be brenda pak vitesh njeriu i dyte me i fuqishem i qeverise. Nje rritje vertikale qe te le pa fjale! Keto lidhje e kjo mbeshtetje ne lidhjet me krimin ndoshta shpjegojne pse Sajmir Tahiri ishte i vetmi deputet nga keta te rinjte ne dukje “normale” te PS qe qendronte sypatrembur ne krye te 300 “spartaneve” te krimit qe goditen me hunj e me sende te forta policine me 21 janar 2011 perpara Kryeministrise, kur nderkohe protestuesit socialiste ishin ende tek Hotel Dajti.

Me pas erdhen zgjedhjet e korces ne tetor 2013, lokalet e 2015, ato te Dibres ‎ne shtaor 2016 dhe ne fund masakra e shit-blerjes se votave ne shkalle vendi ne 2017 saqe ODIHR e vuri ne vendin e dyte rekomandimin per lufte te forte ndaj ketij fenomeni.

Ja ku jemi pra. Italianet thone qe ne 2017, vetem ne 10 muajt e pare jane kapur rreth 40 ton. Dihet nga burimet zyrtare se ajo qe kapin forcat e policise jane 1/10 e asaj qe arrin ne brigjet e tyre, pra i bie qe te jene nisur 400 ton drejt Italise. Kreu i prokurorise antimafia italiane, Roberti, ‎thote se sasite e kanabisit qe po mberrijne ne Itali jane rekord i paprecedent dhe po permbytin fqinjin apenin.‎ Kjo, pa llogaritur ate qe shkon ne Greqi si dhe tonelatat qe iu kapen ketu trafikanteve qe nuk jane te lidhur me policine. ‎Keto kapje rekord, kur tashme flitet per tonelata dhe jo me per dhjetera kilograme apo kuintale qe trafikoheshin me mushka nga Lazarati ne te kaluaren, sigurisht flet per nje rritje eksponenciale dhe sofistikim te trafikimit dhe jo per “rilindje” te policive italiane dhe greke pas shtatorit 2013. Ato polici mbeten po ato qe kane qene, thjesht kapin me shume se kalon shume me shume.

Sasia eshte rekord, madje e tille qe ka ulur edhe cmimin me shumice ne Shqiperi. Nga 1800 euro/kg qe perflitej ne Jug ne veren e 2015 per shkak te monopolizimit nga Habilajt, ne me pak se 100 euro per kg ne 2017. Tani keta mavrite e qeverise krenohen se ne 2017 jane mbjelle vetem 60 mije bime. Po, a ka injorant qe shpenzon para per te mbjelle sasi te reja kur tunelet, magazinat e hambaret jane plot?! As logjika me e thjeshte e tregut nuk ta lejon.‎ Kush eshte ai qe investon me humbje?

Media raporton se Guardia di Finanza deklaroi ne Tirane gjate vizites se Ministrit te Brendshem italian Minniti qe ne 2016, viti i mbjelljes dhe trafikimit rekord para zgjedhjeve te 2017, ishin mbjelle 219 mije hektare. Pra nese kjo eshte e sakte, jane plot 2 miliarde e 190 milione metra katrore (?!?!?) “Ustallaret” te thone qe nje bime kerkon 1 m2, pra aritmetika na thote qe jane mbjelle 2 miliarde e 190 milione bime. Nje bime jep nje kg, pra qenkan prodhuar ‎2 miliarde e 190 milione kg?! 2 milion e 190 mije ton?! Po edhe sikur 1/100 te jete e vertet jane mbi 20 mije ton. Edhe kaq te le pa fryme!

Por, kur me 5 milione eurot fitim mujor te Saimirit qe i harxhonte ne nje fushate sterfitohen zgjedhjet ne nje qark dhe kur me 20 milion euro mund te blesh te gjithe zgjedhjet, cfaregjeme ka ndodhur me zgjedhjet ne 2017? ‎

Video selfiet e kryeministrit ne breg te detit, ku hakerrehet se do beka nje plan sekret per te luftuar lidhjet e krimit me politiken bejne te qeshin edhe cakejte nder male, po paktin sekret me krimin nuk e fshehin. Nuk e fshehin me shoshe kete pakt kriminal te edi Rames. Edhe agjentet e FBI qe po vijne ne tirane nuk jane gje tjeter, vecse “pranga” te partnereve ne duart e ketij Puparoje te krimit Qe nuk po di te ndalet ne marveshjen e tij me krimin.‎‎

Giovanni Falcone thoshte: ndiq parane dhe do te gjesh Mafian. Po te ndjekesh rruget e nendheshme te ketij lumi parash kriminale, te gjitha linjat e kesaj metroje qe shtrihet si metastaza kanceri nen lekuren e shoqerise, politikes dhe shtetit, te cojne tek Rama dhe pakti i tij me krimin ne 2013. ‎

Sajmir Tahiri ishte vetem stacioni i parafundit i kesaj linje metroje, per momentin i mbyllur per riparime kapitale. Po kjo nuk eshte linja e vetme e kesaj metroje, ku stacioni qendror e ka emrin me germa kapitale EDI RAMA.‎

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.