Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm dhe prioritetet e tij kanë qenë në fokus të fjalës së kryeministrit Rama

0

Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm dhe prioritetet e tij kanë qenë në fokus të fjalës së kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar mëngjesin e kësaj të hëne.

Kreu i qeverisë u shpreh përpara deputetëve se synohet që rritja e buxhetit për vitin e ardhshëm të arrijë 4%, ndërsa rritja ekonomike të kapë shifrën 5%. “Sfida është jetësimi i prioriteteve të projektbuxhetit në terrenin e një viti të ri buxhetor ku gjithçka është përmbledhur duhet të zbatohet. Buxheti është programuar për një rritje mbi 4% qysh në vitin e ardhshëm dhe natyrisht është një rritje e bazuar nga njëra anë te rritja e të ardhurave dhe nga ana tjetër tek mundësia për investime”, u shpreh Rama duke theksuar se prioritete të vitit të ardhshëm janë investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe bujqësi.

Kryeministri theksoi gjithashtu se pritet një financim i drejtpërdrejtë nga Komisioni Europian për sektorin bujqësor. “Buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti më i konsiderueshëm për bujqësinë, qoftë në aspektin e mbështjes së drejtpërdrejtë të prodhimit dhe eksporteve në bujqësi por qoftë edhe falë përpjekjes, besoj të suksesshme, pasi mungon vetëm fjala e fundit e KE, të bërë nga ministri dhe drejtuesja e AZHBR-së, për të marrë dritën jeshile lidhur me një financim të konsiderushëm dhe të drejtpërdrejtë nga KE për Bujqësinë“, theksoi Rama.

“S’ka rritje taksash”
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me paketën e re fiskale. Ai u shpreh se nuk ka rritje taksash për 97% të popullsisë dhe as për kompanitë. Sipas kryeministrit nga formalizimi i bizneseve ka pasur rritje me 25% e të ardhurave. Kryeministri sqaroi se 23% e rritjes ka ardhur nga kuponat e ndyshuar gjatë aksionit kundër informalitetit. Mes të tjerash ai pohoi se të gjithë ato biznese që nuk do të kenë të ardhura mbi 20 milionë lekë të vjetra, janë të përjashtuara nga TVSH-ja. Rama njoftoi lehtësira edhe për ato hotele që do të ndërtohen në vitet e ardhshme, me një standard 4-5 yje, ndërsa pohoi se ato të përjashtohen nga taksa tatim-fitim për 10 vite.

Në paketën e re fiskale nuk ka rritje taksash, ka vetëm ndryshime të vogla në funksion të filozofisë tonë ku nëse ka një ndryshim në raport me makinat e shtrenjta kjo është në funksion të shumicës dhe filozofisë tonë, por nuk ka rritje taksash për 97% të popullsisë dhe as për kompanitë. Që do të thotë se i gjithë tam-tami i taksave është thjesht një propagandë në kuadrin e të gjithë punës së industrisë së mërzitjes që sot funksion me emrin opozitë në Shqipëri. Bashkë me të kemi edhe paketën e re për turizmin, përjashtimin komplet nga taksat i hoteleve që do të ndërtohen me katër dhe pesë yje“, tha Rama.

Edi Rama: “Do të bëjmë një takim gjatë kësaj jave për të lançuar projektin e reformës së ujit duke bërë një thirrje publike mirëkuptimi dhe duke dhënë një afat që ata të rregullojnë gjendjen e paligjshmërisë në raport me sistemin. Ne do ti japim kohë disa muaj atyre që vjedhin ujë duke vazhduar të vjedhin ujë që të rregullojnë gjendje e tyre dhe në fillim të vitit të ardhshëm të fillojë penalizimi për ata që mendojnë se ujit mund të vidhet.

Aksioni për prerjen e paligjshme të ujit nis në janar 2018

Edi Rama: “Ne do fillojmë prerjen masive të lidhjeve të paligjshme të ujit, Ne po përgatisim në bashkëpunim me MF, MIE, paketën e mbrojtjes sociale për të gjitha familjet në ndihmë ekonomike që të mos ndjejnë një barrë sa i takon tarifës s ëujit. Shqipëria sot harxhon 3 fshin e ujit të pijshëm që ka nevojë. Pra mjafton që uji të shihet si mall, të kursehet kur vjen puna për derdhjet e panevojshme të tij, jo vetëm që ka për të gjithë por është i aksesueshëm nga pikëpamje financiare.”

Rama: Vlen të përmendet për deputetet që kanë bërë përpjekjen e tyre të vazhdueshme dhe që vijnë nga zona e Dibrës se procesi për finalizimit e kontratës së rrugës së Arbërit është në përfundim.

Ministria ka nisur negociatat për temrat e negociatës me kompaninë që rezultoi fituese në garë dhe në harkun e 30-45 ditëve kontrata do të finalizohet dhe puna për rrugën e Arbërit do të fillojë dëri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm. 

Së bashku me ministrin e Jashtëm kemi çelur diskutimet me qeverinë maqedonase dhe do të kemi pikë në rendin e ditës  të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive që do të mbahet në Pogradec, nevojën që nga pala maqedonase të bëhet lidhja e nevojshme.

Ashtu si aksioni për energjinë, Rama paralajmëroi se do të nisë ndëshkimi dhe ndjekja penale për ata  që vjedhin ujin.

Rama: Do të ketë një afat disa mujor për të gjithë ata që sot janë në shkelje të kodit penal të Shqipërisë në raport me furnizimin me ujë dhe praktikisht vjedhin këtë mall që njësoj si energjia nuk është nja mall pa zot.

Rama i shpreh se buxheti parashikon të gjitha lehtësirat për të mbështetur reformën në drejtësi.

Rama: Buxheti është një akt besnikërie edhe ndaj reformës në drejtësi, e garanton plotësisht atë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se ekonomia shqiptare do të këtë rritjen më të madhe në rajon dhe sipas tij këtë e kanë konfirmuar edhe institucionet ndërkombëtarë.

Rama tha se Akademia e Shkencave duhet ti nënshtrohet një reformimi që nuk diktohet nga qeveria. Ndërsa investimet do të shkojnë për kërkimin shkencor në Universitet.

Rama: Ne nuk do të financojmë Akademinë e Shkencave. Ka një keqkuptim të madh pasi është ngritur në hava një akuzë se po i  japim dërmën studimeve albanalogjike…Jo. Nuk është e vërtetë. Qendra e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë të financohet siç është financuar.  Studimet alabanologjike do të mbështeten drejtpërdrejt. Ndërkohë që në kushtetet e reja Akademia  Sovjetike e Shekncave do të duhet të hyjë në një proces reforme që nuk diktohet nga shteti. Ndërkohë paratë  e shpenzuara kot për rroga dhe shpenzime të pajustifikuara për të tundur flamurin sovjetik mbi çatinë e ASH, edhe 27 vjet pas rënies së komunizmit dhe nuk e di  sa vite bëhen nga largimi i sovjetikëve që nuk i morën dot nëndetëset me vete dhe lanë mbi det ASH do të shkojnë për kërkimin shkencor në Universitet.

Do të përfshijmë pas 27 vitesh biblotekat shkencore të universiteteve  në rrjetin e shkencës duke garantuar me një fond mbi gjysmë milioni dollarë regjistrimin e universiteteve në gjithë rrjetin e botimeve, studimeve dhe materialeve shkencore për çdo sektor që do të jetë i aksesueshme nga çdo student. Do të finacojmë kruset e anglishtes në bibliotekat e Universiteteve për ti dhënë mundësi pedagogëve dhe studentëve që të marrin kurse anglishteje falas për të përmirësuar gjuhën angleze.

Rama kërkoi më shumë cilësi dhe se nuk do të dëgjojë drejtora apo shefa me profesion marangoz dhe jo këngëtarë në vend të elektricistave në OSHEE.

Nuk dua ndërhyrje në emërime në administratë. Mos dëgjoj më të fusni drejtorë dhe shefa marangozë. Jo këngëtarë në vend të elektricistëve në OSHEE” mësohet tu ketë thënë Rama.

Madje kryemnistri u ka thënë grupit të tij se duhet bërë kujdes me pensionet e posaçme në mënyrë që ato të mos i përfitojnë balerinat.

Pas ikjes së kryeministrit, mbledhja ka vazhduar mes deputetëve socialistë dhe minsitrave.

Deputetët mësohet të kenë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me marrëdhënien e re me ministrat, ku disa prej tyre janë ankuar se anëtarët e kabinetit nuk i përgjigjen as kërkesave të ligjshme që deputetët bëjnë.

Mes deputetëve që janë ankuar kanë qenë Pjerin Ndreu, Vullnet Sinaj, Mimi Kodheli e  Xhemal Qefalia

 

Share.

About Author

Leave A Reply