Bushati priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Negociatat e Anëtarësimit në Komisionin Evropian

0

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Negociatat e Anëtarësimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson. Ministri Bushati informoi mbi arritjet më të fundit në procesin e reformave që lidhen me integrimin evropian. Danielsson vlerësoi vazhdimin e progresit të qëndrueshëm të Shqipërisë në zbatimin e prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Ai vlerësoi veçanërisht miratimin e reformës në drejtësi, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e progresit në zbatimin e saj. Danielsson vlerësoi linjëzimin e Politikës së Jashtme të Shqipërisë me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Eropian, si dhe rolin pro-aktiv të Shqipërisë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.