Bushati i përgjigjet akuzës së Bashës për mardhëniet me Greqinë e Serbinë

0

Lulzim Basha akuzoi Ramën në fjalën e tij në Kuvend se marrëdhëniet me Italinë dhe Greqinë i ka kthyer si në kohën e komunizmit.

Me Greqinë nuk ka pasur as këmbime vizitash, Rama vuri prioritet marrëdhëniet me Serbinë, të cilat përveç batutave nuk kanë sjellë asnjë efekt.

Rama e mbushi vendin me drogë dhe kriminelë dhe kjo nuk mbulohet më. PD do të jetë opozita ballore pa kompromis kundër kësaj shumice ilegjitime” deklaroi Basha.

Por ministri për Europën dhe Ministrinë e Jashtme, Bushati ka replikuar nga foltorja e Kuvendit.

“Raporti me Greqinë dhe me fqinjët bazohet te fryma evropiane dhe te drejtat evropiane. Është luks qe të kesh një opozitë parlamentare që të mos dijë çfarë është karta e Atlantikut. Me fjalën rajon për këtë qeveri kuptohet hapësira imdediate që kufizohet me Greqinë, Italinë, Turqinë dhe Serbinë
” deklaroi ai.

Edhe kryeministri Rama deklaroi dje nuk do të mbyllim sytë për të drejtat tona në raport me Greqinë.

Share.

About Author

Leave A Reply