Bushati : Do krijojmë sistem të besueshëm që vota e shqiptarëve jashtë atdheut të garantohet

0

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, zhvilluan një takim me shqiptarë që jetojnë në Janinë. Gjatë këtij takimi, të dy ministrat u ndalën te problematikat dhe çështje, të cilat prekin drejtpërdrejt jetën e shqiptarëve jashtë atdheut. Ministri Bushati bëri një prezantim të investimeve të kryera nga Ministria e Jashtme përmes lehtësimit të proçedurave për marrjen e disa shërbimeve përmes aplikimit online.

Ministri Bushati u ndal tek procesi i votës së emigrantëve, për të cilën falenderoi të gjithë shqiptarët që deri tani kanë shprehur vullnetin e tyre me votë. Për ministrin shqiptarët jashtë atdheut duhet të kenë një zë të rëndësishëm politik. Për këtë arsye, vijoi Bushati, qeveria shqiptare është angazhuar për të ngritur një sistem për lehtësimin e votës së emigrantëve.

“Ne duhet të veprojmë me shpejtësi, por dhe të krijojmë një sistem të besueshëm që vota e shqiptarëve jashtë atdheut të garantohet e të lexohet me drejtësi dhe ndershmëri”, përfundoi Bushati. Njohja e kontributeve shoqërore, nje tjetër problem për shqiptarët jashtë atdheut, ministri theksoi se jemi duke bërë të gjithë përpjekjet tona por është një çështje tërësisht me karakter ekonomik.

Share.

About Author

Leave A Reply