Bundesliga, Fitore për Bayern Munich dhe Hannover

0

Fitore në ditën e themelimit të klubit. Bayerni i Mynihut e feston me një sukses 0-2 në fushën e Wolfsburgut 116-vjetorin e krijimit duke e zgjatur përkohësisht në 11 pikë diferencën në klasifikimin e Bundesligës ndaj Dortmundit ndjekës që luan këtë të Dielë ndaj Hoffenheim-it.

2 gola në pjesën e dytë nga Coman dhe Lewandowski ishin mëse të mjaftueshëm që Bayerni të merrte trepikëshin e radhës. Në minutën e 67-të francezi Coman përfitoi nga një top i mbetur në zonë duke ndëshkuar portierin e vendasve Casteels për t’i dhënë avantazhin Bayernit. 

7 minuta më pas skuadra e Guardiolës dyfishoi shifrat me të përhershmin Robert Lewandowski duke vulosur kështu fitoren e 20-të sezonale në një fushë shumë të vështirë si “Volkswagen Arena”, dhe përballë një kundërshtari si Wolfsburgu që vitin e kaluar i mposhti bavarezët në këtë stadium me rezultatin 4-1. Një sukses ky që afron akoma edhe më shumë Bayernin me titullin e 4-t kampion radhazi.

Surprizën e madhe të javës së 23-të të Bundesligës e bëri Hannover 96. Skuadra e trajnerit Thomas Schaff u rikthye te fitorja në kampionat pas 8 humbjesh radhazi pasi mundi brenda në “Mercedes Benz Arena”, Stuttgartin vendas me shifrat 1-2. 

2 golëshi i qëndërmbrojtësit të miqëve, Christian Schulz bëri të pavlefshëm edhe finalizimin e avantazhit provizor të Stuttgartit që mban firmën e Werner. Me këtë fitore Hannoveri u rikthye fuqishëm në garën për mbijetesë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.