Bulevardi i Ri do të ketë dhe një park qendror

0

Parku qendror, stacion i trenit, rehabilitimi tërsor i Lumit të Tiranës – Janë disa nga projektet që parashikohen në vijmësi të ndërtimit të Bulevardit të Ri. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj synon që projektin  e për bulevardin e ri ta miratoj brenda këtij muaj në Këshillin Bashkiak ndërsa u shpreh se ai do tu shërbej më shumë se 100 mijë banorëve.

I tillë do të jetë Bulevardi të Ri, projekti i hartuar nga  studio arkitekturore Grim Shaw,  dhe pritet të miratohet brenda këtij muaj në këshillin Bashkiak. Parashikohet në të, një park qëndror me një hapësirë gati 6 fish më i madh se parku Rinia, stacion treni në fund të tij dhe tjetërsim i lumit Tirana; hapësirë që mund të shfytëzohet për aktivitete fizike, argëtuese dhe edukative. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, kërkoi mbledhjen e këshillit Bashkiak për të mos humbur kohë, sic tha ai, në zbatimin e tij.

Veliaj:Kishte vetëm një pjesë bosh, si ato lojërat që bëjnë fëmijët me puzzle ku duhet të vendosësh copat. Kjo ishte e vetmja copë e pavënë në plan, të cilën ne sërish me drejtimin e Aldrinit, duhet të mbledhim Këshillin Bashkiak këtë muaj, për të aprovuar këtë pjesë të fundit të planit tonë urbanistik. Në të cilin për herët të parë kemi deri në detaje, se cili është këndi i dritës dhe këndi i ajrosjes për secilën ndërtesë, edhe për secilën godinë”

Do të këtë ndërtime në të dyja anët, duke ndjekur rregullat e planit urbanistik në këtë zonë. Veliaj i parapriu reagimeve në këtë pikë duke thënë se Tirana po rritet dita ditës, nevojat për strehim janë të mëdha dhe në fund të fundit kryeqyteti është e vetmja shpresë për të rinjtë; Amerika e vogël e Shqipërisë.

Prioritet do ti jepet hapësirë pedonale, për tu shfrytëzuar nga këmbësorët . Projekti u hartuar nga studio arkitekturore Grim shaw që gjithashtu ka përfunduar masterplanin e këtij projekti stategjikë.

Share.

About Author

Leave A Reply