Bruksel, Hapja e negociatave, Tahiri: Pres që raporti paraprak i Marsit të jetë pozitiv

0

Nga Brukseli ku ka zhvilluar disa takime të rëndësishme ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri shprehet optimist se raporti  paraprak i Komisionit Europian për ecurinë e reformave në Shqipëri do të jetë pozitiv.

Pas takimeve me Komisionerin për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin Dimitris Avramopoulos dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Z.Christian Danielson, ministri i Brendshëm  vuri theksin tek sfidat që ndërkombëtarët presin që vendi ynë të realizojë.

Tahiri:  Lufta kundër korrupsionit dhe rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar; Ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit;  Reforma në Drejtësi, të gjitha këto ndërtojnë të gjithë kuadrin e reformave shtetndërtuese, të cilat na mundësojnë të jemi optimistë për hapjen e negociatave..

Duke u ndalur tek kriza e refugjatëve Tahiri theksoi se ende nuk ka shenja që Shqipëria do të preket nga ky fenomen, por sipas tij janë marrë masat e duhura. Minsitri i Brendshëm tha se mbledhja e radhës e ministrave të brendshëm mund të mbahet në Shqipëri.

Tahiri: Komisioneri shumë shpejt do të vizitojë Shqipërinë. Madje e ftova që edhe mbledhja e radhës informale e ministrave të brendshëm të mbahet në Shqipëri. Sepse ne besojmë që krizat që kemi përpara, sfidat që kemi përpara nuk janë çështje vetëm e vendeve të Bashkimit Europian dhe veçmas e rajonit të Ballkanit por edhe të Shqipërisë, por janë sfida të përbashkëta të cilat pavarësisht faktit nëse një vend është anëtar i Bashkimit Evropian ose jo, meritojnë vëmendje të njëjtë.

Për luftën kundër terrorizmit Tahiri tha se aktualisht asnjë shtetas shqiptarë nuk niset drejt fronteve të luftës, ndërsa

Shqipëria po ngre një qendër rajonale me partneritetin e ngushtë të partnerëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për adresimin e radikalizmit që në fazat paraprake.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.