Bregu: Fillojeni vettingun nga vendimet për krimin në familje! Lëviz Etilda!

0

Ish-deputetja demokrate Majlinda Bregu e njohur për deklaratat e saj pro grave dhe kundër dhunës ndaj tyre ka reaguar e tronditur për vrasjen e gjyqtares Fildez Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj.

Në një status në “Facebook”, Bregu kërkon nisjen e vettingut nga vendimet për krimin e familjes e bën thirrje për publikimin e emrit të prokurorit që kanosjen me armë të burrit vrasës e pa si armëmbajtje pa leje, madje dhe hetim për të.

Bregu ka një thirrje për ministren e re të Drejtësisë, të kërkojë llogari të gjitha gjykatat e drejtoritë e burgjeve për këto raste, kjo pasi 39-vjeçarja e vrarë sot ishte me urdhër mbrojtjeje nga ish-bashkëshorti, i cili e kishte dhunuar dhe madje dënuar me një vit burg pasi kishte tentuar më parë ta vriste nënën e dy fëmijëve.

STATUSI I BREGUT
Ka dale nga burgu me amnisti ne 2016?!
Është dënuar për dhune ne familje, ka tentuar ta vrase ne 2015 dhe lirohet ne 2016 për ta vrare nënën e tre fëmijëve ne 2017?!

Fillojeni Vettingun nga vendimet për krimin në familje!

Urdhra mbrojtje te mohuara, te dhëna e te paekzekutuara, tentativa vrasje të amnistuara! Prokurore pijanecë, gjyqtarë druvarë, ekspertë mashtrues!

Beni publik emrin e nisni hetimin për prokurorin qe kanosjen me arme te atij qe vrau nënën e fëmijëve sot e pa si armëmbajtje pa leje!

Fillojeni Vettingun këtu! Për krimin me makabër qe po shfaros gra e nena përditë!

Lëviz Etilda!

Kërko të të japin llogari qysh ditën e parë pa u zbardhur mirë dita të gjithë gjykatat e drejtoritë e burgjeve për urdhrat e mbrojtjes, lirimet me kusht, kohen e apelimit, ekspertet pranë gjykatave! Hiqeni nga lista e amnistisë tentativën për vrasje e për me tepër ndaj nënës së fëmijëve!

Hiqini të drejtën e përfitimit nga ulja e dënimit çdo lloj dhunuesi grash e fëmijësh!
Nuk i mbron dot urdhri i mbrojtjes nëse nuk ashpërsohen vendimet kundër dhunuesve!

Nuk mbrojti dot as një nene gjyqtare! Nuk funksionoi drejtësia as për të bërë drejtësi për një grua e cila gjyqtaret që duhet të bënin seancën për një vepër te kryer ne kushtet e flagrancës e kishin kolegë!!!

Po vrasin gratë e nenat përditë e ditën për diell! Dhe po bëhet kaq e zakontë sa as ndjeshmëri as përgjegjësi nuk po mban askush! Kjo është luftë! Në luftë o vritesh, o të vrasin!

Bregu fb

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.