Braktis pakot me drogë në kufirin me Malin e Zi

0

Tenton të trafikojë drogë drejt Malit të Zi por në momentin që e sheh se po ndiqej braktis pakot dhe largohet në drejtim të paditur.

Gjashtë pako ku në total me një sasi prej 6.5 kg lëndë narkotike e llojit mariuane janë gjetur mbrëmjen e 3 marsit 2017, në vendin e quajtur Lapidari Ushtarit, Malësi e Madhe, , në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit.

Shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative konstatuan një person që po trafikonte lëndë narkotike. Kanë bërë krehjen e zonën por personi nuk është arrestuar.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a e 1 i Kodit Penal.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.