Bojaxhi ‘falenderon’ duke ironizuar Bashën për listat e PD

0

Kreu i Partisë “Sfida për Shqipërinë” komenton listat e PD-së dhe me ironi falenderon kryetarin e PD-së Lulzim Basha, sepse do ia bëjë fitoren më të lehtë.  Gjergj Bojaxhi thotë se na e bën shumë herë më të lehtë fitoren ne, Sfidantëve të llumit, kulisave, baltës politike.
Postimi ne facebook i Gjergj Bojaxhi

Falenderoj pa masë liderin e PD-së për emrat që prezantoi në listën e kandidatëve për deputetë, sepse na e bën shumë herë më të lehtë fitoren ne, Sfidantëve të llumit, kulisave, baltës politike.

Shikojmë që kanë mbetur jashtë liste njerëz me një fije integriteti dhe janë listuar emra për ‘qoka’ dhe shlyerje basti.

U drejtohem të gjithë demokratëve që nuk e gjejnë veten në asnjë qëllim dhe pikë të programit të PD-së: bashkohuni me Sfidën për të rimëkëmbur idealin e demokracisë.

U drejtohem të gjithë ish të përndjekurve që u është shprishur gjaku dhe kujtimi për etërit, pasi janë listuar njerëz që vijnë nga hiçi, por janë bij të ca baballarëve të fuqishëm: ejani të provoni Sfidën më të vështirë- të ndërtojmë një moral politik në përputhje me dinjitetin njerëzor.

Ndihem i vlerësuar që nuk është kontestuar asnjë emër që konkurron për Sfidën.
Pasi çdonjeri prej tyre ka Curriculën e tij personale të vlerave, të personalitetit dhe integritetit. Moralja është zgjedhje, nuk është detyrim; ajo kuptohet dhe nuk është se i bindesh. Moralja është racionalja dhe arsyeja nuk pranon urdhra.
Ashtu si morali me të cilin kemi ndërtuar Sfidën Për Shqipërinë

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.