Bob Dylan fiton çmimin Nobel në Letërsi

0

Çmimi Nobel në Letërsi këtë vit i akordohet Bob Dylan. Motivacioni i dhënë nga akademia shkencore suedeze është krijimi i shprehjeve të reja poetike në traditën e muzikës amerikane.

Në momentin e publikimit të emrit fitues në sallë  pati ovacione.  Sekretarja  e akademisë Sara Danils e përshkroi Dylan si një model, një shembull për mënyrën sesi ka kombinuar ritmin me refrenet dhe mënyrën e tij brilante të të menduarit.

75 vjeçari e ka nisur karrierën e tij në vitin 1959 në një kafene në Minnesota.

Këngë të tilla si  “Blowin in the Wind” dhe “The Times they are a changin” u shndërruan një nga refrenet e lëvizjeve për të drejtat e njeriut  dhe refren për paqe.
Këngëtari  diti  të largohet nga tradicionalja dhe të dhurojë një ndërthurje energjike në muzikë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.