Blushi: Seanca sot, debat për dekriminalizimin dhe jo shitore vezësh

0

Ben Blushi është shprehur se seanca e sotme në Kuvend duhet të ishte një debat serioz për dekriminalizimin dhe jo shitore vezësh. Duke folur për mediat, Blushi tha se ka ardhur dita që PS të kërkojë falje për ndotjen e Parlamentit.

“Debat serioz për gjendjen ku është kakatandisur Parlamenti. Shpresoj të mos kemi raste si në Kosovë. Sot ka ardhur dita që të paktën ne që jemi në shumicë, PS në radhë të parë duhet t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve për degradimin dhe ndotjen e imazhit të këtij Parlamenti. Për fat të keq ky mbetet e do mbetet një nga parlamentet më të damkosura në historinë e Shqipërisë”, tha Blushi.

Ndërsa për tërheqjen e Prengës nga Kuvendi, Blushi tha se është një veprim i drejtë i tij, por është nga ato raste kur nuk i lihet në dorë ndërgjegjes së njeriut.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.