Blushi refuzon ftesën e PD për tu ulur në një tavolinë me Kokëdhimën

0

Partia Demokratike thirri dje të gjithë faktorët opozitarë me qeverinë që të ulen në një tryezë për të vendosur se cili do të jetë qëndrimi pas daljes së përgjimeve të dy trafikantëve të drogës që përmendin edhe Sajmir Tahirin.

Përveç LSI-së, PD-ja ka ftuar edhe të gjitha partitë e tjera opozitare për të qenë pjesë e kësaj tryeze.

Një ftesë i ka shkuar edhe Ben Blushit, kryetarit të Partisë LIBRA.

Burimet bëjnë të ditur se Blushi fillimisht ka kërkuar informacion se cilët do të jenë faktorët e tjerë opozitarë që do të marrin pjesë në tryezë.

Nga organizatorët i janë lexuar emrat e kryetarëve të partive të tjera opozitare, mes të cilëve edhe Koço Kokëdhima, kryetari i Partisë Zgjidhja.

Pasi ka dëgjuar emrin e Kokëdhimës, Blushi e ka refuzuar ftesën.

“Unë ika nga PS për shkak të Koços dhe nuk mund të vij e të ulem në tryezë dhe të gjej prapë Koçon”, mësohet t’u ketë thënë Blushi organizatorëve të tryezës.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.