Bllokohet Skype, probleme në komunikim

0

Ju ndodhi sot të kishit probleme me Skype në dërgimin e mesazheve apo në bërjen e telefonatave? Mos fajësoni telefonin apo internetin sepse problemin e ka aplikacioni i Skype.

Kjo ishte një ditë e zezë për të gjithë përdoruesit e Skype për shkak të një bllokimi që ka pësuar aplikacioni në të gjithë Europën.

Shkaqet e bllokimit nuk janë zbuluar ende, por teknikët po punojnë prej disa orësh për të zgjidhur problemin.

Ndër vendet më të goditura janë Britani e Madhe, Gjermania por edhe Italia.

 

Share.

About Author

Leave A Reply