Blackberry e Nokia në gjykatë për 11 patenta

0

Blackberry ka paditur Nokian pasi kompania finlandeze, sipas saj, ka përdorur një sërë shpikjesh të saj pa leje.

Akuza është për shkeljen e patentës për teknologjinë e transmetimit të të dhënave, përfshi dhe 4G dhe llojet e tjera të rrjeteve telefonike. Kompania kanadeze thotë se disa prej transmetuesve të Nokia dhe pgoramet e përdorura, janë një pronësi intelektuale.

Ndërsa Nokia ka thënë për BBC se është duke parë çështjen. “Ne jemi në dijeni të padisë, po e shohim dhe do të marrim hapat e nevojshëm për të mbrojtur të drejtat tona”, ka thënë zëdhënësi i Nokia-s.

Çështja është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Blackberry kërkon një dëmshpërblim, dhe nuk përpiqet për të bllokuar Nokian të përdorës 11 patentat, sipas dokumentit të gjykatës të publikuar në faqen Ars Technica.

Në letra thuhet se Nokia ishte në dijeni të ekzistencës së patentës pasi më herët ishte përpjekur të blinte disa prej tyre nga vetë Blackberry. Të dyja kompanitë nuk prodhojnë më vetë telefonat e tyre, por kanë lincenën dhe të drejtën e përdorimit të emrit të tyre në prodhues të tjerë celularësh.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.