Bizneset e turizmit 50% punojnë në informalitet

0

Tatimet do të nisin një fushatë të përqëndruar kontrolli në bizneset e lidhura me turizmin. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Xhavit Curri tha se vendimi vjen pas një analize të hollësishme risku mbi bizneset e këtij sektori.

“Përfundimi është se risku në sektorin e turizmit është i lartë. Në përqindje, ne themi se 50 për qind e tatimpaguesve janë me risk të lartë. Kjo tregon se tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtarinë në zonat turistike, në sezonin turistik kanë informalitet të lartë”, tha Curri.

Në fokusin e kontrolleve do të jenë kryesisht hotelet, restorantet, por edhe bizneset e tjera të lidhura me turizmin.

“Kemi seleksionuar kategorinë e tatimpaguesve që do të kontrollohen në vend, në ambientet e tyre. Kemi seleksionuar kategorinë e tatimpaguesve, të cilëve do t’u bëhen vizita fiskale. E nga ana tjetër kemi seleksionuar gjithashtu kategorinë e tatimpaguesve, të cilëve do t’u kryhet kontroll dokumentar nga zyra. Në fund janë edhe të gjithë bizneset, të cilat do të verifikohen në terren nga strukturat e hetimit tatimor për lëshim kuponi tatimor, për deklarim të numrit të punonjësve”, tha më tej Curri.

Për bizneset që do të kontrollohen nga zyra, në rastet kur konstatohet se kanë fshehur taksat, Tatimet do t’u ofrojnë mundësinë që të rrisin deklarimet.

“Tatimpaguesit që e pranojnë këtë ofertë sigurisht do të paguajnë detyrimin që pranojnë të paguajnë, dhe nuk do të jenë subjekt i masave ndëshkuese nga administrata tatimore, e madje as kontrolleve”, u shpreh Xhavit Curri.

Për bizneset e tjera që kapen në shkelje të ligjit, do të zbatohen masat ndëshkuese, jo vetëm administrative, por edhe kallëzim për evazion fiskal.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.