Bitcoin shpallet i paligjshëm në Kinë

0

Vlera e monedhës virtuale, ‘Bitcoin’ ra shumë që nga korriku pasi banka qendrore e Kinës tha se ofertat fillestare të monedhave janë të paligjshme dhe kërkoi që të ndërpritej menjëherë aktiviteti i mbledhjes së fondeve, duke lëshuar sfidën më të fortë rregullatore deri më tani.

Banka Popullore e Kinës tha në faqen e saj të internetit ditën e hënë se kishte përfunduar hetimet në “ICO” dhe do të ndëshkonte rreptësisht ofertat në të ardhmen duke çuar deri në penalizime për shkeljet ligjore në ato raste që tashmë kanë përfunduar.

U tha gjithashtu tha se financimi i platformës digjitale dhe platformat tregtare janë të ndaluara nga konvertimi i monedhave reale me atë virtuale.

‘Bitcoin’ ose monedha virtual nuk mund të përdoren si valutë në treg dhe bankat janë të ndaluara të ofrojnë shërbime kundrejtë pagesës më Bitcoin.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.