Berisha vazhdon me avazin e vjetër me fjalim pa fund, Ruçi ja ndërpret fjalën dhe kërkon rrespektimin e kohës … 🤔

0

Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur sot për herë të parë me kryetarin e ri të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ish-kryeministri Berisha nuk ka pranuar të largohet nga foltorja e Kuvendit, pasi ka mbaruar minutazhin e tij. Ka qenë kryetari Ruçi, që ka ndërhyrë, duke i kërkuar Berishës të ulët.

Kjo ka qenë dhe prova e parë e forcës mes Ruçit dhe Berishës, në fund të së cilës ka qenë ish-kryeministri Berisha që ka lënë foltoren e Kuvendit. Ruçi i ka kërkuar Berishës të ulët, duke i thënë se do të aplikojë masat që parashikon rregullorja. Pas një rezistence të shkurtër, ish-kryeministri Berisha është larguar nga foltorja, duke lënë njëkohësisht dhe sallën e Kuvendit.

Ka folur vetëm 20 minuta, koha në dispozicion sipas rregullores ish kryeministri Berisha. Ndryshe nga seancat e parlamentare të katër viteve rresht kur Ilir Meta i la Berishës kohë të pakufizuar në foltore.

Berisha u përpoq të vijonte fjalën, por Ruçi ndërpreu foninë

Mos më detyrë të aplikoj masat për rregulloren. Ulu Zoti Berisha! Mos e trepo as në planin etik, politik dhe procedurial. Ulu e mos gënje këta kolegët e tu, se i merr në qafë “

Ndërkohë, nga salla kanë ndërhyrë dy deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Edi Paloka, të cilët kanë kërkuar që Berisha të marrë nga koha e tyre, por dhe kjo përpjekje ka rezultuar e dështuar, pasi fjalën e ka marrë ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj.

Duke përmenduar emra konkretë ministrash, si Gjiknuri, Ahmetaj, ish-kryministri tha se aferat e tyre korruptive nuk mund të fshihen.

Berisha: Pse ju doli dasmë pa nuse kjo ju? Ju doli dasëm pa nuse sepse në atë raport nuk keni një fjalë të vetëm për korrupsionin, që është shtyllë kryesore e regjimit tuaj.

Po pse nuk keni një fjalë të vetme për korrupsionin, sepse megakorruptorët i ke këtu, kampion dhe mendon se këta do ti lash me thinjat e bardha të Pandeliut. Kjo nuk do ndodhë, nuk e lan me asgjë Gjiknurin, nuk e lan me asgjë Arben Zhozhonë. Harrojeni! Apo ndrikullën Manastirliu.

Nuk ka ujë që ti lajë këto. Do ta zgjidhësh problemin? Nuk e zgjidh me tre hafije, kë vvënë tre ndrikulla hafije këtu në grup. Problemi zgjidhet hajde të bëjmë ligjin e konfliktit të interesit, ta plotësojmë atë në cdo nen. Atë po bën Makron, atë të bëjmë dhe ne, nuk zgjidhet me tri hafije.

REPLIKAT

Ruçi: Koha mbaroi zoti Berisha, faleminderit, ulu!
Berisha tenton të flasë sërish
Ruçi: Jo, jo nuk lejohet.
Berisha: Turp të kini
Ruçi: Mos më detyro që në këtë seancë të zbatoj aplikimin e masave që parashikon rregullorja
Berisha: Të keni turp
Ruçi: Z.Berisha, mos e tepro tani. Ulu të lutem. Dhe mos i gënje këta kolegët e tu se i more me qafë.

Share.

About Author

Leave A Reply