Berisha: Parlamenti, strofull e krimit. Do rishikoj qëndrimin tim

0

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për mediat para hyrjes së Parlamentit, ka bërë me dije se do të rishikojë qëndrimin e tij në këtë institucion, për shkak se, siç tha ai, është kthyer në një strofull hajdutësh.

“Këtu është bërë e padurueshme, nuk ka ndodhur kurrë që të vidhet haptaz ditën për drekë. Ndaj dhe unë do të konsideroj shumë seriozisht qëndrimin tim në këtë strofull krimi”, ka thënë Berisha. 

Sipas tij, në këtë Parlament janë mbledhur hajdutët e shtetit. 

“Personalisht do të rishqyrtoj qëndrimin tim ndaj këtij parlamenti që ka hajdutët e shtetit. A jeni dëshmitarë sesi Olsi Rama del protagonist në vjedhjen e shtetit në disa afera? A mund të vazhdohet kështu? Unë mendoj se jo”, ka thënë Berisha për gazetarët.

I pyetur nëse do të dorëzojë mandatin, ai është përgjigjur: “Të gjitha opsionet janë të hapura”.

Më tej, duke ritheksuar se “një numër i madh deputetësh po vjedhin përmes mandatit”, Berisha ka shtuar se, “revolucioni demokratik është zgjidhja e vetme” për të dalë nga kjo situatë.

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se kryeministri Edi Rama detyroi të largojë Armando Prengën pas presionit që erdhi dje nga Brukseli.

Në një deklaratë për median Berisha akuzon deputetët dhe qeverinë se po përdorin pushtetin për të vjedhur me tendera me familjet e tyre.

Sali Berisha: Kreu i Meduzës  ktheu parlamentin  në strofull të kriminelëve dhe në atë parlament gjen sot pas burgjeve të sigurisë së lartë numrin më të madh të kriminelëve per capital. Edmond Prenga alias Armando Prenga si leitnanti i Edi Ramës. Në mëshirë vendosi të mos paraqitet për ti larë faqen e zezë Edi Ramës.  Por Armandi është njëri prej tyre, si Armandi janë një sërë deputetësh që vjedhin pa mëshirë pasuritë e shqiptarëve.  Kurrë ndonjëherë nuk mund të ndodhë si kjo që ndodh në maxhorancën e qelbësirave ku deputetët kanë një garë të papërmbajtur kush e kush të vjedhë pushtetin më shumë.

Është simotra Valnetina Leskaj, Ilir Beqaj, Vullnet Spahiu, Koço Kokëdhima. Mendoni se është më pak se Sabri Abazi, nipi o tij Arbri Abazi është fitues i  dhjetra tenderave publikë.

Pjerin Ndreu? Dy ditë më pare një sipërmarrës më tregoi një oferët për 380 mijë lekë për rojet por e fitoi I vëllai I Pjerinit. Tani është epoka e Olsëve. Demokracia është në duart e mobokracisë. Përmbysja e tyre me të gjitha mjetet e mosbindjes civile demokratike është rruga e vetme pasi ky parlament është turpi i madh i Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës

Por a ka skenarë opozita?

Berisha thotë se është duke shqyrtuar variante shumë të hidhura në lidhje me Kuvendi pasi situata është e papranueshme. Berisha nuk përjashtoi mundësinë e lënies së mandatit por përjashtoi kategorikisht përdorimin e gazit lotsjellës.

Pyetja: Do dorëzoni mandatin?

Berisha: Të gjitha opsionet janë të hapura. Jam duke shqyrtuar variantet shumë të hidhura pasi nuk mund të qëndrojë në këtë parlament ka të inkrimuar

Pyetja:  A e zgjidh këtë situatë largimi i opozitës nga parlamenti?
Berisha: Unë po flas si Berisha unë do i nënshtrohem vendimeve të grupit. Kjo situatë është e padurueshme. Merrni prokurorimet kudo familjet e tyre. Përdorin pushtetit për të vjedhur me tendera me familjet e tyre të varfërit ose të përgatiten për tu larguar ose të vuajnë nga uria .Aq më tepër që quhen dembelë.

Jam duke shqyrtuar variantet shumë të hidhura pasi nuk mund të qëndrojë në këtë parlament kaq të inkriminuar. Skenari i opozitës është lufta pa kompromis në parlament dhe qeverisë

Pyetja: Vezët e kapura?
Berisha: Nuk di për ato, opozita bën zgjedhjet e veta

Pyetje: A rrezikon të bëhet një parlament si i Kosovës?
Berisha: Gaz lotsjellës nuk mund të hedhim në parlament, opozita ka 100 mënyra të tjerë pa hedhur gaz në parlament

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.