Berat : Dy granata luftarake janë hedhur në oborrin e një banesë në fshatin Drenovicë

0

Dy granata luftarake janë hedhur në oborrin e një banesë në fshatin Drenovicë të Urës Vajgurore.

Njëra nga granatat ka shpërthyer, por sipas policisë nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve në murin e banesës. Municionet janë hedhur në afërsi të shtëpisë së K.H, për të cilin policia thotë se nuk rezulton që të ketë pasur probleme me persona të tjerë.

Njoftimi i policisë: 

Më date 29.10.2017, rreth orës 07:00, jemi njoftuar se në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore, në afërsi te banesës së shtetasit K.H dhe para oborrit janë hedhur dy granata ofensive me rreze të shkurtër veprimi.

Njëra prej granatave ka shpërthyer duke shkaktuar dëmtime të lehta në murin e banesës, ndërsa granata tjetër është çaktivizuar nga shërbimet e policisë.

Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar.

Nga deklarimi i shtetasit K.H nuk rezulton se ky shtetas të ketë probleme me ndonjë person tjetër.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plot të rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.