Bashkia prezanton “Tirana ime Outdoor”

0

“Tirana ime Outdoor” është aplikacioni i radhës i bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim dhe me UNDP-në.

“Kemi pasur një konceptim të ndarjes së dy punëve, nëqoftëse “Tirana Ime” është agregatori i halleve të qytetit, ne do të donim që “Tirana Ime Outdoor” të ishte një agregator, që injekton një tjetër lloj pasioni për gjërat e bukura të qytetit. Sot e kemi mundësinë që për ata që kanë një pasion, që mund të jenë sportet e ujit, të kemi mundësi ta ofrojmë; për dikë që ka mundësi sportet e ajrit , për ata që duan off road, kemi mundësi; për ata që janë familjarë etj. Dhe unë besoj se tani çdo paketë e aktiviteteve në natyrë, po bëhet sipas masës dhe pasionit që një njeri ka”, tha Veliaj.

Veliaj deklaroi se falë përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe rritjes së numrit të organizimeve të ndryshme social-kulturore, është ulur dhe numri i atyre që frekuentojnë kafenetë apo bingot.

“Ne kemi 10 mije kafe dhe pika bastesh në Tiranë dhe për herë të parë ka rënë numri i pikave të basteve dhe është rritur numri i këndeve të lodrave dhe i këndeve sportive. Kjo është ajo që quhet pika e kthesës, ku qyteti po kthen dhe nga ambicia e dikujt që të rritet. Nuk ka rëndësi bindjet politike, për kë votuam. Unë besoj se ky instrument i jep tani shpejtësi tjetër kësaj pike kthese dhe unë jam këtu që ti hap luftë kafeve”, tha ai

Përmes aplikacionit “Tirana Ime Outdoor” (TIO), qytetarët do të mund të marrin informacion për aktivitetet në natyrë, destinacionet historike turistike të Tiranës, shtigje pedonale dhe çiklistike, informacione mbi kalendarin e aktiviteteve në qytet, mundësi prenotimi për zhvillimin e aktiviteteve në Parkun Sportiv Multidisiplinor, Reja etj.

Share.

About Author

Leave A Reply