Bashkia nis rehabilitimin e monumentit ” Nënë Shqipëri “

0

Thuajse në çdo festë kombëtare, politikanë, veteranë lufte, por edhe qytetarë të thjeshtë i përkulen me nder memorialit “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Por prej vitesh ndoshta askush nuk ishte kujtuar që monumenti që përfaqëson një simbolikë të fortë kombëtare ishte rrënuar dhe kishte nevojë për ndërhyrje.

Ndaj në prag edhe të festave kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit, Bashkia e Tiranës nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit ka nisur meremetimin e memorialit dhe të aksesorëve të tjerë të tij, siç janë lulishtet dhe hapësirat e tjera, për ti dhënë atij pamjen dhe rëndësinë e merituar.

Siç shihet edhe nga fotot ndërhyrja konsiston bazamentin e memorialit, pastrimin dhe larjen e strukturave, si dhe në gjelbërimin dekorativ.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.