Basha : Rama i premtoi Keçit që nuk do të ekstradohet në Itali

0

“Nuk ka bir nëne të të ekstradojë në Itali”. Ky ka qenë premtimi, sipas kryetarit të PD, Lulzim Basha, që kryeministri Edi Rama i ka bërë një personi nga Shijaku të kërkuar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge. Një ditë më parë policia e Durrësit arrestoi Durim Keçin i cili ishte në kërkim ndërkombëtar pasi në ngarkim të tij kishte një dënim me 9 vite burg në Itali. Denoncimin Basha e ka bërë në emisionin “Opinion”, në Tv Klan dhe bëhet fjalë për të njëjtin person.

Kryetari i PD publikoi edhe një foto të këtij shtetasi me deputetin e PS në Qarkun e Durrësit, Blendi Klosi. Basha shkoi edhe më tej kur akuzoi Ramën se i ka premtuar të kërkuarit nga Interpol se s’do ekstradohej kurrë në Itali.

“Gjatë zgjedhjeve Durrim Keçi është vënë në shërbim të Edi Ramës. Le të vijë ta mohojë ai dhe shkojmë të shikojmë tabulatët. Pse është arrestuar tani? Edi Rama i ka thënë këtij njeriu se “nuk ka bir nënë që të ekstradojë ty në Itali sa të jem unë kryeministër”. Nuk e dimë nëse mund të ekstradohet sepse mund të humbasë rrugës. Me këtë njeri e ka marrë pushteti Rama dhe Vangjush Dako”“, tha Basha.

Basha tha se Rama e përdori këtë person përpara zgjedhjeve në Durrës dhe pasi ia doli të fitojë, e futi në listën e INTERPOL-it, për t’u prangosur një ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.