Basha paralajmëron të reja të tjera ditët në vazhdim

0

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka paralajmëruar të reja të tjera ditët në vazhdim, që sipas tij, zbulojnë se qeveritarë dhe vetë Rama janë të përfshirë me krimin dhe trafikantët. Në një dalje për media, Basha tha se deri dje Rama dhe Tahiri ndjeheshin të pamposhtur, ndërsa sot janë në panik e dëshpërim, sepse po ndeshen me të vërtetën dhe kan humbur kontrollin.

“Rama e Tahiri ndjeheshin të pamposhtur deri dje, sot ata janë në panik e dëshpërim, sepse po ndeshen me të vërtetën dhe kanë humbur kontrollin ndaj saj. Ky është vetëm fillimi. Në ditët e ardhshme do ketë të reja të tjera, që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve dhe Ramës në mbështetje të krimit e trafikantëve. T’i presim këto të reja, sesa t’i paragjykojmë. PD në kontakt me qytetarët, oficerët e ndershëm dhe partnerët. Po shqyrtojmë çdo material që fakton lidhjet e trafikantët me politikanët. Ditët e ardhshme do të tregohen të dhënat që disponohen dhe opozita do të jetë në ballë të transparencës”, tha Basha.

Më tej, ai deklaroi se Rama duhet të kishte vënë para drejtësisë punonjësit që arrestuan Dritan Zaganin, i cili sipas Bashës, kishte të drejtë në gjithçka.

“Përgjimet e antimafias italiane tregojnë se Dritan Zagani kishte të drejtë me gjithçka. Rama dhe Tahiri kërkuan ta bëjnë shembull Zaganin për t’i treguar çdokujt në Policinë e Shtetit se çfarë e pret nëse flet. Megjithë presionin e madh që Rama dhe Tahiri ushtruan në çdo hallkë të gjyqësorit dhe prokurorisë, punonjësit që arrestuan Zaganin duhet të hetohen në mbështetje të krimit. Këtë duhet të bënte Rama, të çonte këta punonjësit që arrestuan Zaganin në Prokurori. Por Rama nuk është më kryeministër, është avokati mbrojtës i Tahirit dhe Habilajve. Ai merret vetëm me mbrojtjen e krimit, bredh kudo duke bërë avokatin mbrojtës të Tahirit, sepse kështu mbron veten e tij”, shtoi më tej kreu i PD.

Deklarata e plotë e Bashës:
Dritan Zagani nuk ka qenë kurrë i dënuar nga krimet e rënda. Edi Rama dje gënjeu drejtpërdrejt para miliona shqiptarëve. Tahiri e arrestoi Zaganin sepse ai nuk heshti por guxoi, ngriti zërin dhe hetoi lidhjet kriminale Tahiri-Habilaj. Sipas kodit mafioz të hakmarrjes kundër atij që flet, Edi Rama dhe Saimir Tahiri kërkuan ta bënin shembull Zaganin për t’i treguar çdo kujt se çfarë i pret nëse flasin.

Por akuzat qesharake të montuara nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, një drejtori e Ministrisë së Brendshme nën urdhrat e Tahirit, nuk dhanë asnjë rezultat megjithë presionin e madh që Rama dhe Tahiri ushtruan. Punonjësit e shërbimit të kontrollit të Ministrisë që arrestuan Zaganin duhet të hetohen dhe të merren të pandehur për montim akuzash dhe konspiracion në mbështetje të krimit. Këtë duhet të bënte Edi Rama, të çonte këta punonjës në prokurori.

Por Edi Rama nuk është më kryeministër. Tani ai është avokati mbrojtës i Tahirit dhe i Habiljave. Sic e shikoni ai merret vetëm me mbrojtjen e krimit dhe me asgjë tjetër. Bredh studio më studio, podium më podium e në çdo vend duke bërë avokatin mbrojtës të Tahirit. Sepse kështu mbron veten e tij. Edi Rama dhe Saimir Tahiri ndiheshin të plotfuqishëm dhe të pamposhtur deri dje. Sot ata janë në dëshpërim, sepse po ndeshen me të vërtetën dhe sepse kanë humbur çdo kontroll. Dhe ky është vetëm fillimi. Në ditët e ardhshme do ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve shqiptarë dhe të Ramës në mbështetje të krimit dhe të trafikantëve të drogës.

Edhe bota tashmë e ka kuptuar dhe nuk mund të lejojë më një shtet të kontrolluar nga krimi në mes të Europës. Dua të përshëndes me këtë rast deklaratën e djeshme të Grupit të Partisë Popullore Europiane, më të madhit dhe më të rëndësishmit në Europë ku drejtojnë shumicën e qeverive të kontinentit. Tashmë qëndrimi amerikan dhe europian është i qartë: mbështetje për prokurorët dhe gjyqtarët që po hetojnë lidhjet e politikës me krimin, dënim të sulmeve dhe ndikimeve politike ndaj drejtësisë, barazi para ligjit të çdokujt, përfshi edhe politikanët më të lartë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.