Basha ka postuar një mesazh në fcb pas takimit me zv/ndihmës sekretarin-amerikan, Yee

0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka postuar një mesazh në “Facebook” pas takimit me zv/ndihmës sekretarin-amerikan, Yee.

Basha shkruan se Rama kërkon që të bëjë zgjedhje pa opozitën dhe ta kthejë vendin në monizëm. Ai thotë se opozita këtë nuk do ta lejojë kurrë.

“Ndërsa për Edi Ramën pushteti ka vetëm një qëllim, vetëm një axhendë, atë të pasurimit dhe të kontrollit të plotë të vendit nga ai dhe banda e korruptuar kriminale në qeverisje. Për Edi Ramën njerëzit janë thjesht numra, gurë shahu në lojën e tij për pushtet.

Prandaj, ai po projekton një pushtet monist, që të sundojë i vetëm, i pashqetësuar nga populli dhe nga opozita.

Bashkimi ynë është e vetmja pengesë ndaj këtij plani ogurzi. Ne nuk do lejojmë kurrë një regjim monist në Shqipëri. Ne nuk do lejojmë kurrë zgjedhje të vendosura nga droga dhe krimi. Ose zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose zgjedhje të tjera në Shqipëri nuk do të ketë”, shkruan Basha në facebook.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.