Balla publikon vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për arrest me burg ndaj Zaganit

0

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka rrëzuar pretendimet e kryetarit të PD, Lulzim Basha sa i takon hetimeve ndaj ish-shefit të antidrogës, Dritan Zagani.

Balla ka publikuar në Facebook vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e cila në vitin 2014 ka dhënë masën e arrestit me burg për Zaganin për dekonspirim të operacionit të policisë. Ndërkohë Basha tha dje se ndaj Zaganit nuk ka asnjë dënim nga Gjykata.

Për Dritan Zaganin Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg, bazuar mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në hetimin e saj ka konstatuar krimin e dekonspirimit (për llogari të një grupi trafikantësh) të një operacioni antitrafik të Policisë së Shtetit. Dje Lulëzim Basha u tha shqiptarëve se Dritan Zagani nuk është dënuar!”, shkruan Balla.

Postimi i Bashës: 

Për Dritan Zaganin Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg, bazuar mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në hetimin e saj ka konstatuar krimin e dekonspirimit (për llogari të një grupi trafikantësh) të një operacioni antitrafik të Policisë së Shtetit.

Dje Lulëzim Basha u tha shqiptarëve se Dritan Zagani nuk është dënuar!
Madje sipas kryetarit të Frontit të Çorbës së Vjetër, prokuroria u dashka të hetojë policinë pse ka vepruar ndaj tij. Por ja që edhe këtë herë Lulezim Basha bëri atë që di të bëjë më mirë:
Gënjeu!
Për Dritan Zaganin Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg, bazuar mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në hetimin e saj ka konstatuar krimin e dekonspirimit (për llogari të një grupi trafikantësh) të një operacioni antitrafik të Policisë së Shtetit.
Pas vendosjes së kësaj mase sigurie, Dritan Zagani është zhdukur për t’i ikur drejtësisë dhe është shfaqur më pas nga jashtë vendit, si heroi mediatik i Partisë Demokratike.

zagani vendimi
zagani vendimi

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.