Autoritetet e Arabisë Saudite, kanë arritur të kapin e të shkatërrojnë në ajër një rraketë të nisur nga Jemeni

0

Autoritetet e Arabisë Saudite, kanë arritur të kapin e të shkatërrojnë, pranë Aeroportit të Rijadit, në ajër një raketë balistike të nisur nga Jemeni, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Një televizion i lidhur me rebelët “Houthi” në Jemen njoftoi se raketa ishte lëshuar prej tyre me objektiv aeroportin arab. Ky nuk është rasti i parë, sepse sauditët kanë kapur edhe herë të tjera raketa nga rebelët “Houthi”, ndonëse asnjëra nuk ka qenë kaq afër një qendre të madhe të banuar.

Televizioni shtetëror “Al-Ekhbariya” tha se raketa ishte e përmasave të vogla dhe nuk shkaktoi asnjë dëm.

Për rebelët “Houthi”, kjo ishte një raketë balistike me rreze të gjatë, e lëshuar drejt Aeroportit ndërkombëtar “King Khalid” të Rijadit.

Jemeni është shkatërruar nga lufta mes forcave besnike të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi, dhe atyre aleate me lëvizjen rebele “Houthi”. Arabia Saudite udhëheq fushatën e bombardimeve ajrore ndaj rebelëve në Jemen.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.