Austria voton sot në një atmosferë kundër emigrantëve dhe myslimanëve

0

Austria voton sot në një atmosferë kundër emigrantëve dhe myslimanëve. Plot 6.4 milionë austriakë kanë të drejtën e votës në zgjedhjet e përgjithshme, ku në garë janë vendour 16 parti.

Sondazhet janë të gjitha të njëzëshme kur flitet për epërsinë e Sebastian Kurz, kreu 31-vjeçar i Partisë Popullore. Pas një fushate elektorale të përqëndruar te temat e emigracionit, islamizimit dhe të refugjatëve, kandidati konservator ka mundësitë më të mira për të triumfuar në zgjedhjet parlamentare.

I dyti pritet të renditet kancelari aktual, njëkohësisht kryetar i socialdemokratëve, Christian Kern, ndërsa pakënaqësia e madhe ndaj të ardhurve dhe ideja e mbrojtjes së kufirit pritet t’i sjellë mjaft vota edhe partisë populiste të ekstremit të djathtë, FPÖ, me kandidatin e saj kryesor Heinz-Christian Strache.

“Uroj që të ketë pjesëmarrje të gjerë në votime dhe rezultati i tyre të mundësojë bërjen e një politike racionale”, tha Robert Fischer, banor i Vjenës.

“Them se duhet të përgatitemi për faktin që gjërat nuk do të jenë gjithmonë kaq mirë sa tani, ndaj na nevojiten politikanë, të cilët mund ta zgjidhin këtë situatë”, tha Guenther Pollack, banor i Vjenës.

“Do të doja që gjërat të qetësosheshin pas zgjedhjeve dhe shpresoj që politikanët t’i mbajnë premtimet e tyre e të bëjnë ndonjë gjë të mirë për të varfrit”, tha Marianne Brantl, banore e Vjenës.

Zgjedhjet austriake vijnë në mesin e shqetësimeve që shkaktoi në mbarë Europën fluksi i emigrantëve dhe refugjatëve pa dokumente në vitin 2015, i cili u kthye në shkëndijen e ngadhënjimit elektoral të ekstremit të djathtë në Gjermaninë fqinje, muajin e kaluar.

Nëse anketimet kanë të drejtë, ujërat do të trazohen fort në Austri. Pas më shumë se një dekade qeverisjeje të socialdemokratëve, në koalicion me konservatorët, tendenca tani është ajo e një spostimi nga e djathta.

Kurz, ministër i Jashtëm në largim i vendit, arriti t’i injektojë impulse të reja partisë së tij, kur mori kryesimin e saj në muajin maj, duke e lëvizur drejt së djathtës me premtimin të mbyllë rrugët e emigrantëve drejt Europës, t’i mbajë në një nivel shumë të ulët pagesat për refugjatët, e t’ua ndalojë të huajve të tjerë përfitimet e kësaj natyre, nëse nuk kanë jetuar në Austri për 5 vite.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.