Astrit Patozi i llafos Monika Kryemadhit …

0

QË TË BIEM DAKORD SE KUSH QUHET “KLASA POLITIKE”…

E nderuar Monika dhe kushdo politikan tjetër kalibri, që mendon dhe flet njësoj si ti në këto ditë dimri…

Je plotësisht në të drejtën tënde të protestosh, revoltohesh dhe rebelohesh ndaj çdo qeverie, e sidomos ndaj kësaj të Edi Ramës.
Është padyshim në zgjedhjen tënde të gjesh formën më të përshtatshme për ta qëlluar dhe, pse jo, rrëzuar, sepse ne nuk e meritojmë aspak atë.
Qoftë edhe duke i bërë thirrje popullit të të ndjekë për t’u rikthyer sa më shpejt aty ku ishe për 8 vjet rresht, në pushtet pra.
Thuaju çfarë të duash njerëzve për 21 janarin, për 1 prillin, për 18 majin, por edhe për 27 janarin, që nuk ka ardhur akoma…
Vetëm, të lutem shumë, një gjë mos e bëj! Mos fol kundër klasës politike, sikur është një problem që vetëm me LSI-në nuk ka lidhje, sepse kam frikë se do të tërbosh dynjanë.
Sepse sa herë e përmend, druaj shumë se njerëzit do mendojnë më keq se sa e ka hak, pikërisht, për atë që ti ke parasysh kur thua “klasën politike”. Duke më përfshirë edhe mua po deshe aty, me gjithë rolin tim modest në vendimmarrjet e rëndësishme të kësaj Republike, që po kalbet me shpejtësi.
Imagjino pastaj çfarë bëhet me udhëheqësit e tjerë të mëdhenj, që kanë pasur dhe kanë një rol vendimtar në “sukseset” dhe “fitoret” historike të këtij çerekshekulli.
Tek të cilët, pa asnjë dyshim dhe me plot meritë përfshihesh edhe ti, si kryetarja e njërës prej partive kryesore në Shqipëri.
Sepse i bie pastaj që klasën politike duhet ta kërkojmë tek të varfërit, të papunët, tek ata që po lënë Shqipërinë nga dëshpërimi dhe të tjerë hallexhinj me shumicë, që kemi prodhuar bashkarisht në këto vite.
Të cilëve, në fakt, u kemi bërë gjëmën, por të paktën këtë të fundit mund t’ua kursenim.

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting, table and indoor
Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.