Assange, 20 mijë euro për gjetjen e vrasësit së gazetares Daphne Caruana Galizia

0

Vrasja e gazetares malteze, zbulueses së skandalit të Panama Papers,Daphne Caruana Galizia, ka shkatuar reagime të ashpëra. Julian Assange, themeluesi i Wikileaks dhe publikuesi i nje sere bombash lidhur me personalitete te larta, është njëri ndërë personat që ka reaguar ashpër ndaj këtij krimi.

Me nje postim ne Twitter ai ofron 20 mijë euro shperblim lidhur me ata qe do te japin informacione qe do te cojne ne kapjen e autoreve te krimit barbar. Assange e vlerëson gazetaren si ” gruaja Wikileaks”, prandaj ka vendosur një shpërblim.

Mbrëmjen e djeshme gazetaraj u vra nga një atentat pasi i ishte vendosur bombë në makinën. Gjysëm ore para se të vritej, në blogun e saj, ajo kishte postuar një denoncim ndaj zyrtareve te larte, perfshire kryeministrin e Maltës Joseph Muscat dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke lidhur kompani jashtë vendit, të afërta me ta, me shitjen e pasaportave malteze dhe me pagesa nga qeveria e Azerbajxhanit. Investigimet e fundit që kishte kryer kishin nxjerr lidhjet e dyshuara midis kryeministrit maltez dhe llogarive ndërkombëtare të lidhura me korrupsionin.

asange
 

 

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.