Asnjë sipërmarrje nuk do të gjobitet nga inspektorët deri në ristrukturimin e plotë të strukturave shtetërore

0

“Asnjë sipërmarrje nuk do të gjobitet nga inspektorët deri në ristrukturimin e plotë të strukturave shtetërore.” Kjo u bë e ditur nga kryeministri Rama gjatë një takimi me sipërmarrës, ku prezantoi ministren Sonila Qato.

“Inspektoratët kanë marrë urdhër të lenë rehatë njerëzit të marrin frymë, të mos vënë më gjoba. Kjo do vazhdoi deria sa të bëjmë ristrukturim e plotë të tyre”.  

Rama: Të luftojmë grabitqarët në administratë

Rama iu drjetua sipërmarrrësve duke i kërkuar që të marrin sëbashku me Qeverinë, masa kundër “grabitqarëve e parazitëve” në administratë dhe për formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë.

Nëse cënohet sipërmarrësi, fjala duhet të shkojë në majën e piramidës shtetërore dhe në zyrën e kryeministrit. Mos u bëni palë me informalitetin, ju e dini më mirë s eunë grabitqarët në administratë, l eti luftojmë. “E vetmja gjë që do përsëris pa lodhur është që nuk është e denjë që ju të zgjidhni rrugën e shkurtër e të bëheni palë me të korruptuarit në palën e qeverisjes. Nuk është e drejtë e as patriotike. Janë histori pa fund e kosto. E di që ka që thonë që realiteti është ndryshe, që secili prej jush thotë pse ti hy kësaj pune  e të ndeshem me hakmarrje të vogla parazitësh? Por përkundër këtyre arsyeve legjitime vetëm na vini në provë”, tha Rama. 

 Rama-doganierëve: Ata me bluxhins ikin në 100 ditët e para

Kryeministri foli me tone të ashpra ndaj administratës tatimore dhe doganore duke njoftuar pastrim themelor të sistemit nga njerëzit abuzues.

Ai iu drejtua punonjësve doganorë si “ ata që vishen me blu-jeans e me shapka ”, për të cilët u shpreh se nuk din se çfarë detyre kanë  dhe se do të ikin brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

“Teatër shumë i shëmtuar prej shumë vitesh deri tek shumëçka tjetër që lidhet me mënyrën se si zhvillohet marrëdhënia e sipërmarrjes me shtetin dhe të gjitha pikat ku sipërmarrja është lidhur me shtetin. Besoj që ju keni eksperienca të jashtëzakonshme në budallallëqet e administratës dhe marrëzitë që kërkohen prej jush kur duhet të mbushni një dokumentacion…Kur do flisni me ata doganierët me jelek bluxhins në doganë që do largohen brenda 100 ditëve të para. Mirë që na e dha populli votën se na dukej sikur po ngacmonim komshinjtë. Me ata zhabulanë atje që me demek se ndërmjetësojnë proceset midis shtetit dhe sipërmarrësve. Shëmtojnë pamjen jo më të tjerat, si në portin e Durrësit”, tha Rama.

Kryeministri i premtoi sipërmarrësve më shumë lehtësira në veprimtarinë e tyre, si rruga e vetme që do të sjellë zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ne në fund të ditës jemi të vetëdijshëm që Shqipërinë mund ta ndërtojmë vetëm së bashku me ju. Janë të pazëvendësushëm partnerët e huaj, por ne sot kemi në Shqipëri sipërmarrje që ka mundësit financiare dhe ka filluar të figurohet ndryshe. Ashtu si kundër jemi të bindur që një proces që ne e kemi nisur dhe rregullimi i licencave cerftikatave të lindjes që jua kërkojnë sa herë futeni në tender. Gjithë reduktimi i tyre do të sjellë një tjetër faktorë shtytës për ta çliruar sipërmarrjen nga shteti“, tha Rama.

Në fund të fjlaës së tij Rama shtoi se “ekonomia është rritur me 4.06% në tremujorin e fundit”, duke theksuar se objektivi është që të kapet shifra 5%.

E pranishme në takim ishte edhe ministrja e Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qatos, e cila gjatë fjalës së sa tha se do ti sigoronte sipërmarrjeve bashkëpunim dhe ndërmjetësimin me Qeverinë.

Ai ka theksuar se lufta e qeverisë ndaj kësaj kategorie do të bëhet edhe pa ndihmën e tyre, por kjo do të kërkojë më shumë kohë.

“Jeni të vetëdijshëm për sa shumë grabitqarë dhe parazitë që ka në administratë, jeni të parët që këta ti luftojmë së bashku. Është e mundur që këta qeveria i lufton edhe pa ju, po do të kërkojë edhe shumë kohë dhe do të ketë shumë plagë në trupin tuja se ata do shqyejnë çjerrin dhe dëmtojnë nëse di tua jepni. Na vini në provë të drejtëpërdrejtë dhe vini në provë këtë urë të re, që është ministrja e shtetit dhe zyra e sa për mbrojtjen e sipërmarrjes”- tha Rama.

Rama ka theksuar se është i bindur që “Shqipërinë do ta ndërtojmë së bashku me ju, të huajt janë të pazëvendësueshme dhe partneritetet me ta, por sot kemi sipërmarrje që ka mundësi dhe ka nisur të programojë e strukturohet ndryshe”.

Në fund ai ka bërë edhe një deklaratë të fortë drejtuar sipërmarrësve, që të mos bëhen palë me anën më të errët të administratës. “Mos u bëni palë me të korruptuarit në administratë, ngrini telefonin, merrni ministren e shtetit, dhe mos zgjidhni rrugën që të merrni nga ata të tatimeve që t’ju rregullojnë bilancet e të tjera”.

Rama ka deklaruar se ashtu si premtoi në fushatë do të largojë nga qafa e sipërmarrjes gjithë ata që e rrjepin.

“Ata zhabulanë atje që medemek lehtësojnë proceset mes sipërmarrësve dhe shtetit, një tufë sekserësh të zyrtarizuar që shëmtojnë pamjen e jo më të tjerat në atë të portit të Durrësit p.sh. Policia gri do të fshihet përfundimisht, inspektoriatet kanë marrë urdhër të prerë që të mos vendosin më asnjë gjobë, të rrinë nëpër shtëpira dhe t’i lënë njerëzit të marrin frymë. Inspektoriatet janë banda që lëshohen në emër të mjedisit, ajrit, ujërave dhe kullotave dhe marrin vetëm lekë. U biem më qafë cdo njeriu që bën një punë”- tha Rama.

Ai kerkoi nga sipermarresit qe te refuzojne cdokend qe u vjen ne dere ne menyre te padenje.

“Refuzojini, nese u vijne veshur me bluxhins, me shqipponja me tre koka, me shapka, dhe canta qe nuk dihet se ca kane brenda, revole, cigare dhe buke me vete. I nxirrni jashte, te mendohen dy here. Per te qeshur nuk jane ata, jeni ju dhe jam une, qe lejojme qe kjo figure qe perfaqeson shtetin vazhdon te bejne ligjin ne oborrin e kompanive te medha”- tha prere Rama.

Rama ka theksuar se nuk mund të vazhdohet më në këtë situatë: “Ujku, ujku dhe çakalli bën kërdinë. Janë një grusht njerëzish që kacafyten në kuvend dhe në skenën politike kush është më hajdut, ndërkohë që në territor kemi një situatë që duhet ta frenojmë së bashku”- tha ai.

Teksa përsëriti kërkesën ndaj sipërmarrjes, për të telefonuar direkt ministren e cila do të përgjigjet me kohë dhe afate për cdo shqetësim të tyre, Rama ka garantuar se do të ketë ndëshkim për cdo person që është bërë pengesë dhe ka krijuar vonesa.

“Kush do jetë shkaku i vonesave dhe pengesave do të mbajë përgjegjësi deri në nivelin më të lartë, nuk do të lëmë që të kalojë asnjë mi nën mustaqe, por na duhet të jemi bashkë në këtë proces, nuk është cështja që po bëheni të këqinj me ca ordinerë, kë të marrësh më qafë, po ata që marrin më qafë kaq njerëz. Ai nuk ha një copë bukë, ai fut dorën në pjatën e cdo njeriu që ha një copë bukë.

Share.

About Author

Leave A Reply