Arrestimi i Tiger Woods, policia publikon pamjet

0

Dy ditë më parë ish-numri 1 i botës në sportin e golfit u arrestua se po drejtonte mjetin nën ndikimin e alkolit dhe substancave narkotike. Ndërsa sot policia ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit.

Woods që ka fituar 14 tituj në turnetë madhorë në karrierën e tij u arrestua në orën 7:18 të mëngjesit të së hënës, për t’u liruar disa orë më vonë.

Tiger Woods reagoi pas arrestimit duke deklaruar se i gjithë faji ishte përzierja e medikamenteve që ai i merr me recetë mjekësore për të kërkuar më pas falje duke marrë përgjegjësinë për veprimet e tij.

41-vjecari  ka patur një vit të vështirë disa herë i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale si dhe ka patur plot probleme me jetën e tij private.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.