Armëmbajtje pa leje, U kapën me armë në një lokal bastesh,

0

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona për armëmbajtje pa leje në lokalin e  basteve sportive. Në prangat e policisë u vunë Vasil Papa 32 vjeç, Ergyst Murati 7 vjeç dhe Klajdi Begaj 26 vjeç. Në cilësinë e provës material këtyre personave iu sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë të llojit “TT” model 54, 1 armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta”,21 fishekë të kalibrit 6.72 mm,15 fishekë të kalibrit 9 mm,4 krëhëra të mbushura me fishekët e mësipërm, 6 aparatë celularë.

“Gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin e basteve sportive të quajtur “Eccobet” në lagjen “Pavarësia” (në pronësi të shtetasit, K.Ll), Strukturat e Policisë, kanë konstatuar se shtetasi: Vasil Papa, dispononte një armë zjarri (në brez) pistoletë të llojit “TT” model 54, 2 krëhëra me nga (7+6) fishekë plus 1 fishek tjetër i cili ndodhej në folenë e fishekut, duke paraqitur një rrezikshmëri të lartë për qytetarët. Gjithashtu, pranë një tavoline në të cilin po qëndronin shtetasit: Klajdi Begaj dhe Ergyst Murati, u gjetën 2 armë zjarri të tjera (TT dhe Beretta), si dhe 2 krëhëra me 7 dhe 15 fishekë, të cilat ishin të fshehura në pjesën e dyshemesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.