Apple sjell versionin më të fundit të iPhone

0

Kompania më e vlefshme e teknologjisë në botë, Apple sjell versionin më të fundit të iPhone.

Në foto është dizajni i modelit më të ri celular të Apple, iPhone 8.

Madhësia e ekranit të iPhone 8 është 5.8 inç dhe ka edhe një fotokamera të dyfishtë.

Do të ketë një kornizë shumë të hollë dhe një portë Lightning me suportin e karikimit të shpejtë.

Apple do të vendosë sistemin iOS 11 në të.

Mësohet se baterinë e iPhone 8, do ta prodhojë kompania e celularëve “LG”, bateri kjo që do të ketë formën L, që do t’i mundësojë Apple të revolucionarizojë dizajnin e telefonit.

Çmimi i iPhone 8 do të jetë më shumë se 1000 euro dhe mund të shkojë edhe 1300 euro.

Share.

About Author

Leave A Reply