Apostolova : Ne duam të shohim proceset që të shkojnë deri në fund

0

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Natalya Apostolova thotë se është bërë punë e mirë në luftën kundër korrupsionit, por…

“Asnjëherë nuk kam thënë që kriteri për luftimin e korrupsionit është përmbushur, por është bërë punë e mirë”, është shprehur ajo, duke shtuar se Bashkimi Europian pret që akuzat për korrupsion të përfundojnë me dënime në gjykatë.

Shefja e BE-së në Prishtinë u takua me deputetët e grupit parlamentar të LDK-së, siç tha, për të mësuar qëndrimin e kësaj partie në lidhje me disa çështje të rëndësishme për liberalizimin e vizave.

Apostolova nuk përmendi demarkacionin me Malin e Zi, por la të kuptohej se nuk ka liberalizimin pa u ratifikuar vija kufitare me Podgoricën.

“Ne duam të shohim proceset që të shkojnë deri në fund”, tha shefja e BE-së në Kosovë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.