Aplikacioni që dërgon emoji me shprehjen e fytyrës tuaj

0

Një aplikacion i ri do ti japë një tjetër kuptim komunikimit virtual, bëhet fjalë për një rrjet social të ri i cili do të bëjë të mundur që emoticonet të dërgohen me shprehjen e vërtetë të fytyrës tuaj.

Për momentin, aplikacioni “Polygram” gjendet vetëm në iPhone, dhe është një lloj rrjeti social që ju lejon të shpërndani foto, video dhe mesazhe, por në ndryshim nga rrjete të tjera sociale, ku emoji-t janë të paracaktuara, ky program përdor një sistem që kupton nëse ti je duke qeshur, në siklet, i mërzitur, i surprizuar, etj.

Aplikacioni i ri që pritet të bëjë revolucion në komunikimin virtual përdor kameran e përparme për të kapur, shprehinë e fytyrës tënde dhe në moment, mund të shikosh “emoji-n” të shfaqet në tastierë teksa po i dërgon mesazh dikujt.

Share.

About Author

Leave A Reply