Anxhelina Hadërgjonaj publikon foto duke pirë hashash

0

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj prej kohësh është larguar nga Shqipëria, dhe jeton në Amerikë, aty ku dhe është përpjekur të ndërtojë karrierën e saj.

Jemi mësuar tashmë me Anxhelinën dhe provokimet e shpeshta që ajo bën nëpërmjet rrjeteve sociale.

Këtë herë mund të themi se ajo e ka tepruar.   24 vjeçarja ditën e sotme është në rolin e një turisteje në Amsterdam. Dhe çfarë bëjnë turistët në kryeqytetin e Holandës?? Sigurisht që shijojnë një cigare hashashi në rrugët dhe kafet e qytetit, shkruan opinion.al.

Por Anxhelina nuk është mjaftuar me kaq. Ajo ka shpërndarë këtë foto në të cilën duket konsumuar lëndën narkotike, duke shpërndarë kështu edhe një mesazh deri diku negativ për fansat.

Ndërkohë ky fakt duket se nuk ka shqetësuar aspak të ëmën e saj, këngëtaren Albërie Hadërgjonaj, e cila ka bërë një të qeshur të madhe si koment nën foto./opinion.al

anxhelina

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.