Ambasada e SHBA ka dhuruar një tjetër skaner për doganat shqiptare

0

Ambasada e SHBA ka dhuruar një tjetër skaner për doganat shqiptare për të rritur sigurinë dhe parandaluar kontrabandën në portet shqiptare të hyrjes.

“Zëvendës Shefi i Ambasadës së SHBA-ve David Muniz kryesoi dhurimin e skanerit të fundit nga katër skaner me rreze X që Programi i Kontrollit te Eksportit dhe Sigurisë Kufitare (EXBS) i ka dhuruar Drejtorisë Doganore gjatë tetë viteve të fundit.

Tre skanerët e tjerë gjenden në Portin e Sarandës, në Pikën Kufitare të Kapshticës dhe në Pikën Kufitare të Qafë Thanës. Këta skanera do t’i japin Doganës Shqiptare aftësinë për të zbuluar dhe parandaluar kontrabandën në portet shqiptare të hyrjes” thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

David Muniz

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.