Alarm për bombë në aeroportin e Këlnit në Gjermani

0

Pasagjerët e një aeroplani të “Turkish Airlines” u evakuan në Aeroportin e Këlnit në Gjermani pas një alarmi për bombë.

Avioni kishte dalë në pistë për tu ngritur kur u detyrua të bënte një ndalesë emergjente.

“Nga thirrja telefonike ishte e qartë se thirrësi po synonte një fluturim të Turkish Airlines”, tha një zëdhënës i policisë për Deutsche Welle.

111 pasagjerë u evakuan nga avioni që do fluturonte drejt Stambollit, ndërkohë që policia bëri kërkime më qen në të gjithë avionin por pa rezultat pasi nuk u gjend eksploziv.

Policia e deklaroi gjithçka të sigurtë dhe dha lejen për të vijuar normalisht flurimi për në Stamboll.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.